Futboll Kategoria Superiore Sport

NË PRAG TË SFIDËS NDAJ QARABAG/ Trajneri Lerda optimist: Duhet te logjikojmë si të…

Trajneri i Partizanit, Franco Lerda është optimist para sfidës kundër Qarabagut për turin e parë të Champions League.

Në konferencën për mediat, tekniku italian ka folur për ndeshjen e të mërkurës mes të kuqëve të kryeqytetit dhe kampionëve të Azerbajxhanit.

Lerda foli pa doreza duke theksuar se pavarsisht forcës së Qarabagut, Partizani do të përpiqet të bëjë lojën e tij dhe do të tentojë me çdo kusht marrjen e një rezultati pozitiv duke aplikuar një lojë të mirë.

Përsa i përket formacionit, Lerda u përgjigj me diplomaci duke nënvizuar se ka disa dilema të vogëla, ndërsa anashkaloi çështjen Trashi.

“Formacionin e kam në mëndje ndonjë dyshim do ta ruaj deri në fund por në përgjithësi e kam idenë. A do luajë Trashi? Do te luajë Partizani, Trashi është pjesë e skuadrës së Partizanit. Sulmuesit i kemi jo praktikisht pasi ata që kanë ardhur nuk janë në formë optimale. Të rinjtë ndoshta, nëse jo nga fillimi, gjatë ndeshjes do të jetë ndonjë që mund të luajë. Bitri? Nesër do të ketë mundësinë që të luajë”.

Pikat e dobëta? “Pikat e dobëta do të jetë Qarabagu qe duhet ti gjejë. Ne jemi një grup që vimë nga kampionati i fituar dhe për ne është arsye krenarie. Pastaj skuadra ka lojtarë që njihen, kemi punuar intensivisht tre jave dhe jemi mjaftueshëm gati”.

Kundërshtari? “Qarabagun e kam parë më shumë se njëherë, e njohim. E dimë që është shumë e fortë vjen nga 6 tituj kombëtarë. Kanë lojtarë me talent nga mesfusha e para, spanjollë, brazilianë, janë të fortë. E respektojmë Karabakun por kemi besim në vetvete. Pres paraqitje të rëndësishme nga djemtë pastaj rezultati vjen nga situata të ndryshme”.

Surpriza? “Të shohim këtë ndeshje të parë pastaj do bëjmë bilancin. Ndeshja e kthimit varet nga si shkon kjo. Duhet te logjikojmë si të ishte vetëm një ndeshje. E rëndësishme është nesër. Ndeshja e kthimit varet nga si shkon kjo. Duhet te logjikojmë si të ishte vetëm një ndeshje. E rëndësishme është të marrim rezultat pozitiv në ndeshjen e parë”.

Related posts

MANCHESTER CITY DYFISHON SHIFRAT/ Shënon golin e dytë Silva (FOTO)

Delo.autor

KORONAVIRUSI NDALI FUTBOLLIN/ Tare s’pushon, në bisedime me 3 futbollistë

Delo.autor

DILEMA E FUNDIT/ Bayern Munich i ofron 17 milionë euro në sezon yllit të skuadrës…

Delo.autor

Leave a Comment