Futboll Kategoria Superiore Sport

NË PRAG TË SFIDËS NDAJ VENTSPILS/ Fabian Beqja beson: Tashmë do të jetë një tjetër histori…

Lojtari polivalent i Teutës, Fabian Beqja, beson te përmbysja ndaj Ventspilsit. Edhe pse humbja 3-0 në ndeshjen e parë i bën letonezët superfavoritë për të kaluar më tej, në Durrës nuk ka humbur shpresa, duke parë edhe nivelin e kundërshtarit.

Beqja

Beqja deklaroi ndër të tjera se durrsakët do t’i provojnë të gjitha shanset. “Atmosfera është shumë pozitive në ekip. Po stërvitemi me rritëm të lartë dhe të fokusuar te ndeshja. Por, edhe afrimet e reja janë përshtatur më shumë me ekipin. Besoj se çdo gjë është gati për të përballuar një 90- minutësh ku shpresojmë të fitojmë dhe kalojmë turin”, ka thënë fillimisht Beqja, i cili është përdorur nga Shkëmbi, qoftë si mbrojtës krahu, ashtu edhe në mesfushë. Ai luajti nga minuta e parë në Letoni, ndërsa tashmë mendon se Teuta ka shanse për kualifikim. “Besoj se shanset i kemi realisht të mëdha, pavarësisht rezultatit të ndeshjes së parë.

E kemi studiuar mirë kundërshtarin, kanë 3-4 pika shumë të forta, por besoj te forca jonë. Do të mundohemi të japim maksimumin, shpresojmë që të jemi në ditë të mirë dhe të kemi fatin me vete”, shtoi mbrojtësi i Teutës. Në fund, Beqja foli edhe për gabimet në ndeshjen e parë, si dhe rolin e ri, atë të mesfushorit të krahut, që trajneri Shkëmbi e përdori ndaj Ventspilsit. “Bëmë një pjesë të parë shumë të mirë, ndërsa në të dytën ndodhi ajo që ndodhi. Duhet të mësojmë nga episodet e pjesës së dytë. Tashmë do të jetë një tjetër histori dhe një gol i shpejtë mund të na ndihmojë shumë. Sa i përket pozicionit tim, nuk është hera e parë që luaj si mesfushor i djathtë. Jam i gatshëm aty ku ekipi ka nevojë. Shpresoj që të enjten ta festojmë kualifikimin me tifozët”, përfundoi Beqja, i cili është prodhim i akademisë së Teutës.

Related posts

Mrekullia e Romës në Champions, ja festa e çmendur e presidentit Pallotta (video)

Sadik.Autor

Klopp sqaron disa të vërteta në lidhje me transferimin te Bayern

Sadik.Autor

KRITIKAT E SULMUESIT “KUQEZI”/ Crespo shprehet: Bashkëlojtarët e tij duhet ta ndihmojnë atë, mos e…

Isa.Autor

Leave a Comment