Futboll Premier League Sport

PARA NDESHJES NDAJ MALMOES/ Chelsea krenohet dhe tifozët i mbyllin gojën, ja reagimet

Ndoshta në momente të tilla është më mirë të heshtësh: Chelsea është turpëruar kohët e fundit, me disa humbje me përmasa historike, por dje në profilin e klubit londinez në Twitter u shfaq në mesazh që tërboi gjithë tifozët e Bluve.

“Edhe 24 orë! Të pamposhtur deri tani, Europa League kthehet nesër!”, shkruan Chelsea, para sfidës kundër Malmo në Europa League.

Teknikisht, përmbajtja e postimit është korrekte, sepse në 6 ndeshjet e fazës së grupeve në Europa League Chelsea fitoi 5 herë (ndaj PAOK, BATE e MOL Vidi) dhe barazoi kundër MOL Vidit.

Megjithatë, të postosh gjëra të tilla në këtë kohë krize është një gafë dhe tifozët e Chelsea-t i janë sulur klubit dhe natyrisht personit që menaxhon faqen në Twitter.

Përgjigjet ironike dhe tallëse vërshuan ndaj postimit krenar të Chelsea-t: “Të pamposhtur, sepse luani ndaj fshatrave”.

“Lerini këto budallallëqe, mos e përmendni më që jeni të pamposhtur në Europa League”.

“Nuk më pëlqen që njerëzit të humbasin vendin e punës, ndaj personi që merret me mediat te Chelsea duhet të mendohet mirë para se të postojë broçkulla të tilla”.

“Pas fëlliqjes ndaj City-t, mburremi?”.

“A duhet ta përmendnit këtë gjë? Çfarë po bëni, doni të na mallkoni edhe më tej?”.

“Jeni në Europa League, duke luajtur kundër fshatarëve dhe fëmijëve, dhe çirreni se nuk keni humbur ende. Duhet t’ju vijë turp.

Related posts

AKTIVIZOHEN NË LIGAT EUROPIANE/ Ditë e rëndësishme për Milot Rashicën dhe Vedat Muriqin

Delo.autor

ÇMIMET UEFA/ Shpallet mbrojtësi më i mirë i vitit…

Delo.autor

E TRISHTE/ Shuhet ish-futbollisti i njohur, mesazhi prekës i klubit

F.autor

Leave a Comment