Futboll Ligue 1 Sport

NEYMAR DËSHIRON LARGIMIN NGA PSG/ Kampionët e Francës janë të prerë ndaj Barcelonës, ja shifra që kërkon

Nejmar është një nga emrat më të nxehtë të kësaj merkato, i cili dëshiron largimin nga PSG.

Braziliani dëshiron transferimin tek Barcelona, por problemi qëndron tek PSG, të cilët kërkojnë një shumë të madhe për lojtarin e tyre.

Sipas asaj që shkruan “SportMediaset”, parizienët kanë refuzuar ofertën e parë nga katalanasit, në të cilën përfshihej kartoni i Kutinjos dhe Dembelesë plus 40 milionë euro.

Kampionët e Francës janë të prere, se nëse spanjollët duan Nejmarin, atëherë duhet të paguajnë shumën të cilën e blenë 2 vite më parë, pra 222 milionë euro.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë Barcelona pagoi 120 milionë euro për të marrë shërbimet e Grizman, dhe e ka të vështirë të paguajë përsëri një shumë të madhe për një lojtar tjetër.neymar-780x439

Gjithsesi marrëveshja pritet të ndodhë shumë shpejt, pasi sulmuesi brazilian nuk dëshiron të qëndrojë në “Parc de Prince”.

Related posts

​Gerrard: Nuk është e drejtë të krahasohet Salah me Messin

Q.Autor

TË PAPËRMBAJTSHËM/ Esposito dhe Lukaku “shkatërrojnë” Genoan, ja golat (VIDEO)

Delo.autor

Klubi i Premier Ligës e shpall kosovarin si transferimin e vitit

Sadik.Autor

Leave a Comment