Futboll La Liga Sport

PËSOI HUMBJEN E TRETË NË 4 NDESHJE/ Zidane: Ja pse Gareth Bale nuk udhëtoi me skuadrën

Real Madrid pësoi humbjen e tretë në katër ndeshje para-sezonale, pasi ditën e martë Tottenhami fitoi me rezultatin 1-0.

Bale nuk është pjesë e skuadrës që merr pjesë në turneun miqësor “Audi Cup” që po zhvillohet në Gjermani.

Me shumë gjasa uellsiani nuk do të largohet nga “Los Blancos” pasi transferimi i tij te Jiangsu Suning dështoi gjatë fundjavës.

“Bale nuk udhëtoi pasi nuk ndjehej mirë”, tha trajneri i Realit.

“Duke folur me mjekët, ata vendosën që do të ishte më mirë që Bale të qëndronte në Madrid dhe të stërvitej atje. Ishte një vendim i marrë së bashku, duke folur me të. Kjo është e gjitha”, tha ai.

Gareth Bale nuk udhëtoi me Real Madridin për të marrë pjesë në Audi Cup.

 

Related posts

UKRAINË-ANGLI/ Trajneri Southgate: Jam i befasuar nga puna që ka bërë Shevchenko me këtë ekip

Delo.autor

SHOKOHET JUVENTUSI/ Bayern Munich nis planin për të marrë sulmuesin bardhezi

Isa.Autor

ANGLIA PUSHTON EUROPËN/ Ringjallja e ishullorëve, 4 ekipe në finalet kontinentale

F.autor

Leave a Comment