Futboll Seria A Sport

NICOLO BARELLA DREJT ZBARKIMIT TEK INTER/ Ja blerjet më të shtrenjta në historinë e “Zikaltërve”

Kur kanë ngelur edhe detajet e fundit të marrëveshjes, mesfushori italian Nikolo Barela mund të quhet futbollisti i ri i Interit. 22-vjeçari nga Sardenja, pritet të behet blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit zikaltër, duke barazuar sulmuesin Bobo Vieri.

Drejtuesit zikaltër pritet të derdhin në arkat e Kaljarit plot 45 milionë euro, për shërbimet e futbollistit. Interi ka propozuar huazimin për 10 milionë euro dhe blerjen e detyruar pas 1 viti.

45 milionë euro është shifra më e lartë që klubi zikaltër ka paguar për një futbollist, pikërisht për Bobo Vierin në verën e vitit 1999, nga Lazio. Në podium qëndrojnë Zhoao Mario dhe Hernan Krespo. Për portugezin janë shpenzuar 40 milionë euro tre vite më parë, ndërsa për argjentinasin 36 milionë euro në vitin 2002.

Related posts

MERKATO E JANARIT/ Juventus dhe Bologna nisin negociatat për dy lojtarët…

Isa.Autor

PAS FITORES NDAJ FROSINONES/ Bonucci: Kjo ndeshje na ka shërbyer për të…

Delo.autor

Rrugët e Kun Agüero dhe Atlético Madridit mund të ribashkohen

Sadik.Autor

Leave a Comment