Futboll La Liga Sport

E ARDHMJA E DE JONG TEK BARCELONA/ Zbulohet klauzola anti-PSG në kontratë, frikë nga precedenti….

Barcelona siguron të ardhmen, e cila në këtë rast quhet Frenkie De Jong. Prej 30 qershorit të ardhshëm, me kontratë deri më 2024, xhevahiri i Ajax (ende nuk i ka mbushur 22 vjeç) do të jetë lojtar i gjigantëve katalanas. Një operacion që ka kushtuar 75 milionë euro, plus 11 milionë të tjera në formë bonusesh.

Bluagranët kanë fituar garën me Manchester City dhe PSG, duke i djegur ato në negociata, falë një ndërhyrjeje vendimtare të presidentit Bartomeu. Stili i lojës së Barçës fitoi mbi gjithçka, madje edhe ndaj sheikëve të PSG. Megjithatë, frika nga milionat e kampionëve të Francës mbetet evidente te Barcelona, e cila e pësoi edhe në rastin “Neymar”.

Për këtë, presidenti i skuadrës kampione në Spanjë ka vendosur një klauzolë “anti-PSG” në kontratën e firmosur me De Jong. Siç bën me dije katalanasja “Sport”, Bartomeu e ka fiksuar shumën 400 milionë euro për lirimin e holandezit, duke dashur të shmangë përsëritjen e asaj që bënë francezët me Neymar në vitin 2017, kur paguan klauzolën e tij prej 222 milionë eurosh dhe e morën brazilianin nën hijen e Kullës Eiffel. Një shifër e lartë, që step çdo marrëzi të merkatos nga PSG.

Related posts

LËSHOHET “BOMBA” NË ITALI/ Juventus luan me dy porta, edhe CR7 ka një çmim… shitjeje

Delo.autor

YLLI FRANCEZ DËSHIRON LARGIMIN NGA “OLD TRAFFORD”/ Sarri: Më pëlqen Pogba, por…

Delo.autor

BARCELONA-BAYERN MUNICH/ Presidenti Rummenigge: Ky lojtar ndal pa problem “Pleshtin”!

Delo.autor

Leave a Comment