Futboll Seria A Sport

NUK BËN PJESË NË PLANET E CONTES/ Gati të “rrëmbejë” lojtarin e Inter klubi fancez…

Zhoao Mario, mesfushori i Interit nuk është pjesë e planeve të Antonio Kontes, i cili ka aprovuar shitjen e tij.

Portugezi nuk ka bindur gjatë kohës që ka qenë në Milano dhe drejtuesit zikaltër janë gati ta shesin lojtarin.

Siç raporton “Sport Mediaset”, skuadra franceze e Monakos është gati të japë një shumë prej 15 milionë eurosh për mesfushorin e Interit.

Drejtuesit kanë marrrë kohën e tyre për të kthyer përgjigje dhe gjatë kësaj periudhe janë në pritje të ndonjë oferte tjetër, më të lartë.

Kujtojmë që Zhoao Mario është blerë nga Sportingu për 40 milionë euro në gushtin e vitit 2016. Ai është dhënë huazim te Uest Hemi, por sërish është rikthyer në Milano.

Related posts

Vetëm 18-vjeç/ Fiton medaljen e artë në disiplinën e kërcimit me shkop

Isa.Autor

CHELSEA-EINTRACHT FRANKFURT/ Sarri me “artileri” të rëndë në këtë duel (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

ZYRTARE/ Teuta konfirmon “bombën” e merkatos, fantazisti huazohet nga Lokomotiv Zagreb

Delo.autor

Leave a Comment