Futboll Kategoria Superiore Sport

TIRANA-PARTIZANI/ Trajneri Shehi i pavendosur për skemën, ja formacioni i mundshëm i “Bardhebluve” në derbi…

Tirana vjen në këtë derbi me dy dilema të mëdha. Do të luajë Agustin Torasa apo Kristi Vangjeli? Dy lojtarët janë provuar nga trajneri Orges Shehi këto ditë, por ende durrsaku nuk është bindur për t’i aktivizuar. Edhe gjatë ditës së djeshme argjentinasi është stërvitur në maksimum, madje edhe veçmas. Për të do të pritet deri në fund nëse do të luajë nga minuta e parë apo jo.

Nëse aktivizohet Torasa, do të sakrifikohet Toli. Dilema e dytë është Kristi Vangjeli. Mbrojtësi sapo është kthyer nga Greqia dhe trajneri kërkon ta aktivizojë. Nëse luan korçari, në stol do të qëndrojë Behiratçe. Pjesa tjetër e skuadrës është ajo që ka luajtur kohët e fundit, me Bekajn në portë dhe më pas Toshevskin, Behiratçen ose Vangjelin, Hoxhallarin e Ismajlgecin. Djathtas luan Halili, më pas Çelhaka Batha, e njëri prej dyshes Toli- Torasa. Në sulm aktivizohen Seferi e Kale. Nëse fitojnë bardheblutë, nuk kalojnë të kuqtë, por u shkojnë një pikë afër, ndërsa një fitore e Partizanit thellon diferencën mes dy skuadrave.

Dy ndeshje mes Tiranës dhe Partizanit janë luajtur këtë sezon. Bardheblutë nuk kanë fituar asnjërën prej tyre, ndërsa të kuqtë ia dolën që në ndeshjen e 20 janarit të fitonin me një gol të Çinarit. Për sa u përket kartonëve, katër lojtarë rrezikojnë të mos jenë ndaj Laçit. Grent Halili, Kristi Vangjeli, Jurgen Vrapi dhe Agustin Torasa kanë nga tre kartonë të verdhë.

STËRVITJA – Ekipi nuk bëri më shumë se 50 minuta stërvitje. Shehi nuk punoi gjatë, sepse nuk donte të tregonte ekipin që do të luajë sot nga minuta e parë. Madje, nuk u zhvilluan as goditjet e dënimit dhe kornet e zakonshme dhe se si do të rreshtohet ekipi në lojën inaktive.

Related posts

DALIN PAMJET/ Ngjarje e pazakontë në ndeshjen e Kumbullës dhe Gjimshitit. Një asteroid kalon mbi stadiumin “Olimpico”

F.autor

SULMUESI SHQIPTAR PËSON NJË DËMTIM/ Përfundon sezoni për Adnan Januzajn

Delo.autor

E BUJSHME/ Zbulohet kundërshtari i radhës për McGregor, është befasi!

Isa.Autor

Leave a Comment