Futboll Premier League Sport

NUK PËRBALLON SJELLJET RACISTE/ Tërhiqet nga futbolli në moshën 28-vjeçare…

Në futboll ndodh shpesh që të ketë racizëm ndaj futbollistëve me ngjyrë.

Edhe pse, në vitet e fundit janë shtuar dhe ashpërsuar masat ndaj këtij fenomeni, sërish akte racizmi shfaqen edhe në kampionatet më të rëndësishëm europianë.

Ndërkohë, një lojtar anglez duket se është dorëzuar përballë sjelljeve të tilla, ndërsa në moshën 28-vjeçare ka vendosur të heqë dorë nga futbolli.

Bëhet fjalë për Marvin Sordell, i cili në të kaluarën e tij ka qenë pjesë edhe e Watfordit apo Burnleyt, teksa ekipi i fundit në karrierë ishte Northampton Tawn, i Ligës së Dytë.

Ndërsa nuk kanë munguar paraqitjet në Kombëtaren U21 të Anglisë, ndërkohë që ka qenë i grumbulluar edhe në Lojërat Olimpike të Londrës.

Sakaq, lajmin për tërheqjen nga futbolli e bërë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale duke shpjeguar edhe arsyet: “Kam qenë viktimë e racizmit në disa raste dhe kam qenë dëshmitar i bulizmit dhe abuzimit verbal. Kjo pjesë më ka shkaktuar dëme në shëndetin mental. Këto janë motivet që më kanë shtyrë të braktisë futbollin dhe të mund ta dua ashtu si nuk kam bërë në këto vitet e fundit”.

Related posts

PRAPASKENAT/ A do largohet Lewandowski nga Bayern? Nagelsmann sqaron situatën

F.autor

Të çmendur pas talentit të Serisë A, nis ankandi për sulmuesin “azzurr”

Sadik.Autor

PAMJET/ Kush është shqiptari që shpalosi flamurin kuqezi në “Santiago Bernabeu” në sfidën Real-Siti

F.autor

Leave a Comment