Futboll Kategoria Superiore Sport

PRAPASKENAT E “SKËNDERBEUT TË RI”/ Zbulohen lëvizjet e presidemtit Takaj, ja si do të ndryshojnë korçarët

Grumbullimi i Skënderbeut ditën e sotme është një fakt, por mund të ketë një drejtim tjetër pas disa ditësh, për shkak të një projekt-ideje që po vlon në mendjen e presidentit Ardjan Takaj për të pasur sërish një ekip kompetitiv.

Lajmi i parë është se Skënderbeu grumbullohet sot në “Tropikal Resort”, por prapaskenat janë duke u gatuar në “selinë” e Takajt. Presidenti i korçarëve është duke kërkuar zgjidhjen më të mirë të mundshme për të mbajtur në nivele të larta futbollin. Një “klon” i Skënderbeut për nga mënyra e organizimit dhe arritjeve është ideja e Takajt dhe bashkëpunëtorëve të tij dhe nuk do të ishte çudi nëse shumë shpejt gjithçka, që u prezantua për publikun si nisje e përgatitjeve, të kalojë në një zhvillim të ri.

Ajo që po bën zhurmë prej kohësh dhe që “Panorama Sport” e ka zbardhur prej gati një jave është ideja e presidentit Takaj për të marrë Dinamon dhe për ta transformuar në ekip kompetitiv. I tillë duket se është edhe plani i përgatitjeve. Dhe sot, më shumë se një nisje e mirëfilltë e fazës përgatitore të Skënderbeut, do të jetë një takim mes Takajt dhe lojtarëve që janë nën kontratë. Sipas burimeve të gazetës, kjo ndodh për t’ua bërë të qartë sesi do të funksionojë ekipi i ri që pritet të garojë në Superligë.

takaj

Pasi të bindë lojtarët, madje edhe ata që u ka skaduar kontrata, Takaj do të vijojë të saktësojë bazën ligjore për të mbyllur kështu blerjen e Dinamos, që për momentin ka mbetur pa asnjë aset dhe mbi të gjitha prej vitesh ka humbur nga kategoria e më të mirëve.

EMRI – Një çështje e përfolur mjaft është emri që do të mbajë ekipi i ri, i cili do ta ketë selinë në Korçë. Ditët e fundit është vënë re një ndarje në dy apo tri pjesë e tifozërisë korçare, por edhe për këtë ka një plan të mirëmenduar. Në kohët e sotme futbolli është biznes dhe këtë e tregon mjaft mirë edhe tregu botëror i futbollit. Situata do të zgjidhet shumë thjesht nga drejtuesit aktualë të Skënderbeut.

Plani i Takajt, të paktën për momentin sepse edhe mund të ketë ndryshim, është i tillë: sezonin e parë, derisa Skënderbeu e ka çuar çështjen e dënimit në Gjykatën Federale të Zvicrës prej muajit prill dhe pritet që vendimi të dalë në qershor, nuk do të ketë asnjë ndryshim emri. Kjo, edhe për shkak të premtimit që Takaj u bëri tifozëve bardhekuq se çështjen do ta ndjekë deri në fund dhe nuk do të braktisë Skënderbeun.

Nëse çështja fitohet, gjithçka vijon si më parë. Në të kundërt, me vendimin e presidencës, ekipit të Dinamos që do të bëhet shumë shpejt pronë e Takajt, do t’i ndryshohet emri në Akademia Skënderbeu dhe do të trashëgojë edhe ngjyrat bardhëkuqe, pa dyshim edhe një logo të përafërt me atë aktuale. Kjo është deri në këto momente ideja e presidentit Takaj, që tashmë pritet të formalizohet së shpejti.

Related posts

LIVE| Andorrë-Shqipëri, Drithërima në sekondat e para. Traversa i mohon golin Uzunit

Delo.autor

Rikthehet Milani i madh? Shevchenko jep këtë deklaratë për Gattuson

Q.Autor

“EGOIST! AJO QË BËRI…”/ Legjenda Donovan “shpërthen” ndaj Mckennie pas përjashtimit nga kombëtarja

Delo.autor

Leave a Comment