Futboll Sport

PAS BARAZIMIT NDAJ QARABAG/ Trajneri Lerda optimist: Me pak fat mund të kishim…

Trajneri i Partizanit, Franko Lerda, foli për mikrofonin e “RTSH” pas barazimit 0-0 ndaj Karabakut ku u shpreh:

“Jam i kënaqur. Djemtë kanë interpretuar mirë ndeshjen. Kemi krijuar rastet tona ndaj një skuadre shumë të ftohte. Kemi bërë ndeshjen që kemi përgatitur.

Me pak më shumë fat mund të kishim i fituar. E kishim përgatitur ndeshjen ashtu siç e interpretuan djemtë. Kanë qenë shumë të zotë. Edhe Braun edhe Broja kanë luajtur mirë. Kanë hyrë me qasjen e duhur dhe na kanë ndihmuar. Ata goditën një traversë në pozicion jashtë loje.

Ne goditëm një traversë me Belicën. Patëm edhe 2 raste me Cinarin. Ata e mbajtën më shumë topin, por rastet më të mira i kishim ne. Me pak fat mund të fitonim. Do të shpresojmë te një rezultat pozitiv në Baku.

Si skuadër duhet të kemi parasysh se kundër kujt luajmë. Në të gjitha gjërat gjithnjë mund të bëhet më mirë edhe në futboll”, u shpreh Lerda.

Related posts

Luftëtari gati për sforcon e fundit në Lushnjë

Sadik.Autor

CONFERENCE LEAGUE/ Kalimi në turin e dytë. Ja shuma e majme që përfitojnë Vllaznia, Partizani dhe Laçi…

Delo.autor

REALIZOI DOPIETË ME KONIASPOR/ Mesfushori Çekiçi zgjidhet në formacionin e javës përkrah Balotellit

Delo.autor

Leave a Comment