Futboll Sport

PAS FITORES NDAJ PSG-SË/ Milan Skriniar: Ne po rritemi duke ndjekur…

Interi zhvilloi ditën e sotme ndeshjen miqësore kundër PSG-së, e mbyllur në barazim 1-1, por me zikaltërit që fituan falë 11-metërshave.

Menjëherë pas sfidës, ka dalë në intervistë, Milan Shkrinjiar, i cili ka folur për ndeshjen: “Ishte një lojë e vështirë, por ne bëmë një performancë shumë të mirë. Kishim më shumë shanse se kundërshtari, dhe për fat të mirë arritëm të shënojmë në fund të ndeshjes. Ndeshje pas ndeshje ne po bëjmë mirë, ne po rritemi duke ndjekur këshillat e trajnerit. Këto ndeshje të shërbejnë për të vënë minuta në këmbë, ishte një sfidë shumë intensive nga pikëpamja fizike, por jemi të lumtur se si përfundoi. Me Godinin në fushë ishte e mrekullueshme, ai mund të na ndihmoi shumë. Me Konten, iu mund ta shihni që po përmirësohemi shumë.”, u shpreh mbrojtësi.Skriniar2

Shkrinjiar është një nga mbrojtësit më të mirë në Serinë A, dhe Konte mund të mbështet tek sllovaku për të arritur objektivat e klubit. Së bashku me De Vraj dhe Godin, zikaltërit do të kenë një nga mbrojtjet më të forta në Evropë.

Related posts

Mourinho e nxjerr në shitje, Pogba drejt largimit nga Man.United

Sadik.Autor

PAS FITORES ME “DOPIETË”/ Sulmuesi Hebaj: I kënaqur që shënova 2 golat, shpresoj të…

Delo.autor

“PEKIN 2022″/ Lojërat Olimpike dimërore nën masa të rrepta sigurie dhe protokolli anti-Covid

Delo.autor

Leave a Comment