Futboll Sport

PAS ZYRTARIZIMIT TEK KAMPIONËT E FRANCËS/ “Xhevahiri” i Barcelonës prezantohet tek PSG (FOTO)

Teksa pritej një prezantim i Neymar Jr, PSG e Barcelona kanë bashkëpunuar për të transferuar në “Parc des Princes” një talent në rritje.

Bëhet fjalë për Xavi Simons, me mesfushorin 16 vjeçar, i rritur te “La Masia” që ka firmosur për 3 vite si profesionist te kampionët e Ligue 1.

Edhe pse ishte gati për të kaluar te skuadra B e Barcelonës, Simons së bashku me agjentin e tij, Mino Raiola kanë hedhur poshtë çdo propozim të spanjollëve, duke u prezantuar me fanellën e PSG-së.

“E kam ndjerë mbështetjen dhe dashurinë e qindra mijëra tifozëve të Barcelonës që më inkurajuan dhe më motivuan që të vazhdoja të përmirësohej dhe të përgatitesha për të luajtur në “Camp Nou”një ditë,”-shkruan Simons në rrjetet sociale.

Ky është episodi më i fundit i betejës së gjatë mes klubit francez dhe Barcelonës, me këto të fundit që po hasin vështirësi të mëdha për të arritur te ish-ylli i tyre, Neymar Jr.

 

Related posts

Joachim Low I VENDOSUR/ OZILI ia mbylli vetë derën e Gjermanisë, nuk ka rikthim

Isa.Autor

Te Milan ka një të paprekshëm, Leonardo e heq lojtarin nga merkato

Sadik.Autor

I JEP FUND POLEMIKAVE/ E konfirmon presidenti Bartomeu: Koeman do të jetë trajner i ardhshëm i Barcelonës

Delo.autor

Leave a Comment