Futboll Sport

PËRFUNDOI ME POLEMIKA BRAZIL-ARGJENTINË/ Rrëfehet gjyqtari: Ja e vërteta me Messin

Gjyqtari ekuadorian Roddy Zambrano përfundoi mes polemikave pas gjysmëfinales së Copa America mes Argjentinës dhe Brazilit.

Kur ishte minuta e 37-të e ndeshjes, Gary Medel dhe Lionel Messi u përfshinë në një zënkë, e cila rezultoi me nxjerrjen me karton të kuq të dy lojtarëve.

Gati një javë nga ai takim, gjyqtari 41-vjeçar ka folur për herë të parë për vendimet e marra prej tij.

“Në lidhje me penalltinë që nuk i dhashë Otamendi, VAR me komunikoi se është një situatë 50-50 dhe se nuk ishte një penallti neto”, tha gjyqtari gjatë një interviste radiofonike në vendlindjen e tij.

Sipas Zambrano, ai komunikoi me sallën VAR ku ishte gjyqtari Leodan Gonzalez, që i tha të vazhdonte lojën. Ndërsa në lidhje me kontaktin mes Dani Alves dhe Sergio Aguero, gjyqtari ekuadorian shtoi: “Përse të mos pozicionojnë edhe një kamera që filmon lojën nga pas? Ishte një faull në dëm të mbrojtësit, ndaj nuk dhashë penallti”.

“Nuk kam patur kurrë më parë probleme me Messin. Ndaj, mbeta shumë i habitur nga deklarata e tij. Gjithsesi, çdo futbollist ka të drejtën e tij të shprehë atë që mendon”, përfundoi ndër të tjera gjyqtari kur u pyet për akuzat e Messit.

Related posts

JUVENTUS NIS OPERACIONIN “SPASTRIMI”/ 8 lojtarë gati me “valixhe” në duar, ja emrat

Delo.autor

PARALAJMËRON REAL MADRID/ Mijatovic: Mos bëj gabimin që bëre me Raul dhe Casillas

Delo.autor

“NUK E KANË IDENË MË TË VOGËL”/ Ish-lojtari i Arsenal sulmon Xhakën dhe Emery: Tifozët e “Topçinjve” duhet të…

Delo.autor

Leave a Comment