Futboll Sport

ARRIN SUKSES HISTORIK NË CHAMPIONS/ Feronikeli barazon në minutat shtesë (VIDEO)

Feronikeli ka marrë një rezultat historik në Ligën e Kampioneve, duke u bërë skuadra e parë kosovare që merr një barazim jashtë fushe në turin e parë të Ligës së Kampioneve. Ekipi i drejtuar nga Zekeria Ramadani ia ka dalë pas një përballje që do të kujtohet gjatë, ku deri në minutën e 88 po mundej 2-0 nga TNS por e mbylli ndeshjen me shifrat 2-2.

Dueli ishte shumë i ekuilibruar në pjesën e parë, edhe pse me dominim të vendasve, por të cilët nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës në ato pak raste që krijuan. Por me fillimin e pjesës së dytë, vendasit shfrytëzuan gabimin e Lladrovcit i cili shkaktoi penallti për të kaluar në avantazh.

Feronikeli u mundua të reagonte por dukej sikur nuk kishte forca për të shqetësuar ekipin uellsian. Nga ana tjetër, një gafë e portierit Troshupa solli edhe golin e dytë për ekipin e TNS, por njëkohësisht zgjoi kampionët e Kosovës. Këta të fundit zhvendosën komplet lojën në gjysmëfushën kundërshtare dhe hap pas hapi ia dolën të gjenin hapësirat duke shkurtuar diferencën në minutën e 89 pas një aksioni model të finalizuar nga Zeka.

Dukej e mbaruar, por në fund kishte përsëri dramë pasi Feronikeli fitoi penallti në shtesë, të cilën Fazliu e transformoi saktësisht duke marrë barazimin 2-2 që i jep një shtysë të madhe për vazhdimin e mëtejshëm në turne ekipit kosovar që luan si pritës javën e ardhshme.

Related posts

220 MILIONË EURO NË “PJATË”/ Al Hilal gati të bëjë çmenduri për Lionel Messin

F.autor

Një tjetër finale Barcelona-Sevilla, klasikja e shekullit të 21-të

Q.Autor

SKANDAL NË ANGLI/ Foden përfshihet në një sherr. Goditet edhe mamaja (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment