Futboll Sport

PLAS SKANDALI/ Klubi belg pezullohet nga Europa League, akuzohet për…

Skuadra e Mechelen, fituesja në fuqi e Kupës së Belgjikës nuk do të marrë pjesë në Europa League, pasi akuzohet për trukim të ndeshjeve.

Në muajin shkurt, në Belgjikë, shpërtheu skandali i basteve, ku në lupën e hetuesve përfunduan 17 ndeshje të dyshuara si të trukuara. Pasojat u ndien edhe në Europa.

Mechelen, që luante në Divizionin e Dytë në Belgjikë, është përjashtuar për sezonin aktual në Europa League, pasi e kishte fituar të drejtën e pjesëmarrjes pas mrekullisë që bëri në Kupën e Belgjikës, duke mposhtur Gentin në finale.

Për rrjedhojë, Standard Liege do të marrë pjesë në fazën e grupeve të Europa League, ndërsa Genti në play off.

Më 3 qershor, Federata Belge e Futbollit mori vendimin për ta ndaluar këtë skuadër që të merrte pjesë në garat ndërkombëtare, nëse do të kualifikohej, pikërisht për shkak të trukimit të ndeshjeve.

Fillimisht UEFA kishte dhënë miratimin për pjesëmarrjen e Mechelen në Europa League, por më pas hapi një proces duke e anuluar pjesëmarrjen e kësaj skuadre.

Related posts

Shaqirin në Ligën e Kampionëve, klubi anglez gati ta paguajë klauzolën e gjilanasit

Sadik.Autor

Surpriza Lewandowski, sulmuesi polak te Juventusi nëse ikën sulmuesi argjentinas

Sadik.Autor

Tentoi të mashtronte policinë, gjobë rekord për futbollistin e blerë nga Liverpool

Sadik.Autor

Leave a Comment