Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Luca Baldisserri nuk kursen kritikat: Vettel është i mbivlerësuar, nuk është…

Sebastian Vettel është në qendër të kritikave për aksidentin me Max Verstappen në Grand Prix të Britanisë së Madhe 2019.

Pas medieve, tani është radha e  Luca Baldisserri i cili nuk ka kursyer kritikat për dëshirat e shumta të gjermanit si pilot.

Baldisserri, teknik me famë të madhe në Kampionatin Botëror të Formula 1, i cili ka menaxhuar edhe Michael Schumacherin gjatë epokës së artë në Maranello, tha për ‘Pit Talk’ se kampioni katër fishtë është një pilot i mbivlerësuar, i cili nuk mund të konsiderohet trashëgimtari i Schumacher.

“Sebastian Vettel është një pilot i mbivlerësuar, sigurisht që nuk është trashëgimtar i Michael Schumacher”.

“Ai gjithashtu është kampion bote katër herë, por po bën shumë gabime. Ai duhet të gjejë sërish rrugën e fitoreve. Vettel mund të ketë përvojë të mjaftueshme për të qenë një shok ideal i qëndrueshëm, mes linjave, që do të thotë se Vettel do të ishte numri 2 pas Paul le Clerc”, tha eksperti 56-vjeçar.

Vettel pozicionohet i katërti në renditjen e pilotëve, përkatësisht ka 100 pikë më pak se lideri Lewis Hamilton.

Related posts

“GOLI NGA GODITJA E DËNIMIT? KAM PATUR…”/ Florenzi: Te Roma dhe Parisi as nuk mund t’i afrohesha topit

Delo.autor

STATISTIKAT/ Absurdi te Juventus, shifrat tregojnë se mesfusha e vërtetë është… mbrojtja

Delo.autor

USAI BOLT I RI/ Njihuni me vogëlushin më të shpejtë në botë, është vetëm… (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment