Futboll Kategoria Superiore Sport

PLAS TEK TIRANA/ Edon Hasani dhe Torasa sherr në stërvitje, klubi merr masat

Te Tirana nuk ka qetësi. Edhe pse ka vetëm katër ditë që ka nisur stërvitja në Ohër, gjërat janë trazuar nga një përplasje mes dy futbollistëve. Edon Hasani dhe Agustin Torasa, gjatë një stërvitjeje, janë konfrontuar me njëri-tjetrin, aq sa ngjarja e tyre ka prishur gjithë ambientin bardheblu.

 

Përplasja ka qenë e fortë, madje janë ngritur edhe duart (thonë burimet), aq sa janë futur për t’i ndarë lojtarët e tjerë të skuadrës dhe stafi teknik. Një situatë e nderë në grumbullim, që menjëherë ka marrë përgjigjen e caktuar.

Trajneri Ardian Mema ka ndarë sherrxhinjtë dhe ka përjashtuar Edon Hasanin nga stërvitja. Situata ka qenë shumë e komplikuar dhe shkodrani nuk është përmbajtur. Ai ka komunikuar me drejtuesit që pas këtij incidenti dhe ka kërkuar që të largohet nga grumbullimi në Ohër. Hasani ka kërkuar që drejtuesit t’i prishin kontratën dhe ai të largohet, pasi e ka të pamundur të vazhdojë të qëndrojë në ekip pas asaj që ndodhi një ditë më parë.

Nuk dihet se çfarë do të ndodhë dhe nëse Edon Hasani do të jetë pjesë e Tiranës në të ardhmen. Klubi zyrtarisht nuk ka reaguar për këtë rast. Ama, nuk është çudi që palët të ndajnë rrugët e tyre. Sigurisht, do të ketë ndonjë ndëshkim të rastit për fajtorin, i cili duhet të japë llogari para presidentit Refik Halili.

Related posts

Rafinha drejt largimit nga Barça, Celta Vigo në ‘pole position’

Q.Autor

Cagliari shkarkon drejtorin sportiv Giovanni Rossin

Sadik.Autor

Milinkoviç hedh në gjyq Kukësin, serbi kërkon 10 mijë euro

Sadik.Autor

Leave a Comment