Futboll Premier League Sport

I THUR ELOZHE “MAGJISTARIT”/ Neville: Ka kthyer lojtarë 30 milionësh në 130 milionësh

Ish-mbrojtësi i Manchester United, Gary Neville, ka komentuar sukseset e Liverpool-it dhe të trajnerit Jurgen Klopp.

Merita më e madhe për suksest e fundit të të Kuqve, sipas ish-lojtarit, i shkojnë trajneri gjerman, i cili ka qenë në gjendje të transformojë një skuadër me lojtarë të mirë në kampionë.

“Fitorja e Premier League është një rezultat i pabesueshëm”, ka thënë Neville për Sky Sports. “Është parë puna e madhe e Liverpool-it në vitet e fundit”.

“Sezonin e kaluar kanë trokitur në derë dhe Manchester City ka qenë i detyruar të luajë në nivele shumë të larta që të fitonte. Jurgen Klopp ka transformuar lojtarë që kushtojnë 30 milionë euro në lojtarë që kushtojnë 130 milionë, dhe ata që kushtojnë 75 milionë në lojtarë që kushtojnë 150 milionë”.

“Vëzhguesit e Liverpool-it kanë punuar shumë mirë, stafi teknik ka funksionuar në mënyrë të shkëlqyer. Gjithçka falë trajnerit të tyre. Duhet t’i bëj komplimentet e mia Liverpool-it. Skuadrat e tjera kanë bërë të kundërtën, duke transformuar lojtarë 130 milionësh në 30 milionësh…”.

Related posts

NGA SUSO TEK FRANCK KESSIE/ Ja skuadrat e interesuara për futbollistët e Milanit

Delo.autor

Sadio Mane rikthen Liverpoolin në lojë ndaj Crystal Palace

Sadik.Autor

KROS MESAZH SULMIT/ Golat nuk iu përgjigjen rasteve, kemi humbur ndjenjën për të festuar

Isa.Autor

Leave a Comment