Futboll La Liga Sport

POGBA TEK REAL MADRID? Zinedine Zidane me përgjigjen e tij po i “trullos” të gjithë

Zinedine Zidane, nuk ka mundur t’i shmanget pyetjes për transferimin e mundshëm të Paul Pogbas në “Santiago Bernabeu”.

Gjatë konferencës së parë për shtyp këtë verë, trajneri i Real Madridit ishte i paqartë me përgjigjen e tij duke ia lënë kohës në dorë të ardhmen e Pogbasë.

“Klubi e di se çfarë duam dhe kemi kohë përpara. Tani për tani jemi të përqendruar te këto ndeshje miqësore. Do të shohim se çfarë do të ndodhë ditët në vijim”, është shprehur ai.

Mesfushori i Manchester Unitedit është përfolur për një largim nga “Old Trafford”, ndërsa Real Madridi dhe Juventusi janë dy klubet që janë interesuar për të marrë shërbimet e tij.

Related posts

Spekulimet për largimin ndaj Arsenali, Sanchez luan sot ndaj Chelseas

Q.Autor

E BUJSHME/ Pjanic: Nuk i dëgjoj polemikat, edhe arbitrat mund të gabojnë

Delo.autor

“NUK KAM HUMBUR ASNJË DERBI”/ Alban Bushi: Kam lotuar kur vesha fanellën e…

Delo.autor

Leave a Comment