Futboll Seria A Sport

PRAPASKENA/ De Ligt-Barcelona dështoi për para, kërkoi më shumë se…

Matijs De Ligt është lojtari i fundit që ka ardhur në shtëpinë e Juves. Nga ish-kapiteni i Ajaksit priten gjëra të mëdha, por direkt i interesuari zgjedh që të ruajë një profil të ulët në deklaratat e para pas miqësoreve në “ICC”: “Jam i surprizuar nga niveli i të gjithëve”, shpjegoi gjatë intervistës për “La Gazzetta dello Sport”.

matthijs-de-ligt-juventus-2019-20_1du86ay84nxpc1aw9tk4hj5aqh

“Do të jetë e vështirë të jesh titullar me lojtarë të tillë. Do të luajnë vetëm dy nga pesë. Ka lojtarë me përvojë, do të mësoj çdo ditë”. Bonuçi, Kielini, Rugani dhe Demiral do të jenë “rivalët” e parë për De Ligt. Holandezi, i peshuar me “ar” nga Juventusi, e di shumë mirë. Janë qendërmbrojtës të nivelit ndërkombëtar, të aftë për të vendosur nën presion këdo. Por jo talentin holandez, i cili duket i qetë dhe dëshiron t’i shfaqë cilësitë e tij ndeshje pas ndeshjeje, pa bërë deklarata dhe premtime të mëdha, veç atyre se do të japë gjithçka për të fituar një vend si lider në dhomën e zhveshjes dhe në zemrën e tifozëve bardhezinj.

“Di që ka pritshmëri të mëdha ndaj meje”, deklaroi 19-vjeçari. “Por unë jetoj të tashmen”. Nga Spanja vijnë detaje të reja sesi dështoi transferimi i tij te Barcelona. “Mundo Deportivo” shkruan se operacioni nuk u mbyll me sukses për shkak të kërkesave financiare të De Ligtit. Më specifikisht, sipas së përditshmes katalanase, mbrojtësi kishte pretenduar një rrogë më të lartë sesa ajo e shokëve të tij veteranë të repartit, Pike dhe Xhordi Alba. Një kërkesë që kampionët e Spanjës nuk e pritën mirë, duke hequr dorë nga “kapriçot” e Mino Raiolës dhe i hapur rrugën transferimit të klientit të tij te Juventusi.

Related posts

E HABITSHME/ Barcelona, 117 mln euro në 10 vite për… Monchin

Isa.Autor

NGA LAÇI FOLI PËR STOLIN E JUNAJTID/ Shikoni çfarë thoshte Solskjaer kur ishte në Shqipëri (VIDEO)

F.autor

PO HIDHET SHORTI NË CHAMPIONS/ Messi dhe CR7 bëhen bashkë, çfarë po bisedojnë “jashtëtokësorët”?

Delo.autor

Leave a Comment