Futboll La Liga Sport

LËSHON NJË BATUTË PËR ZIZUN PAS FITORES/ Simeone: Nuk ka mundësi që të mos…

Reali i Madridit u turpërua me rezultatin e thellë 7 – 3, në ndeshjen e zhvilluar ndaj skuadrës tjetër të qytetit, Atletico.

Por trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane u mundua të minimizonte peshën e disfatës duke gjetur një justifikim absurd, ai u shpreh se ishte një miqësore për skuadrën e tij, por jo për kundërshtarët.

“Sot ishte një miqësore, por jo për Atleticon’.

E menjëhershme ka qenë dhe përgjigja e trajnerit të Atleticos, Diego Simeone. Ai nuk preferoi të polemizonte por një batutë e kishte rezervuar për kolegun e tij.

“Ndeshja ishte përgatitur shumë mirë, sepse ishte një derbi dhe nuk ka mundësi që të mos e përgatitësh mirë një ndeshje të tillë. Miqësore apo zyrtare, derbi mbetet derbi, pyesni tifozët”.

Gjithsesi, Simeone është i bindur që diferencat nuk janë aq të mëdha: “Kjo ndeshje nuk pasqyron realitetin e potencialit që ka Reali. E vërteta është që talenti duhet të shoqërohet me punë. Sot çdo ekip i madh ka 3-4 lojtarë me shumë talent, por fitoren e merr ai që arrin të ndërthurë talentin me punën si kolektiv”.

Related posts

MERKATO NË SUPERIORE/ Nga Dinamo te Partizani dhe Teuta, ja të gjitha lëvizjet e kryera…

Delo.autor

NDODH EDHE KJO! Sulmuesi i njohur brazilian lë gruan me të cilën ka tre fëmijë për… mbesën e saj (FOTOT)

F.autor

Reali kërkon transferimin e sulmuesit të madh, Ronaldo kundër

Q.Autor

Leave a Comment