Futboll La Liga Sport

PRESIDENTI I BARCELONËS TREMB YLLIN BRAZILIAN/ Bartomeu del hapur: Neymar dëshiron të rikthehet, por…

Presidenti i Barcelonës, Bartomeu nuk mund t’i shmangej pyetjeve për rikthimin e Nejmar te Barcelona. Braziliani e ka shprehur hapur se kërkon të bashkohet sërish me katalanasit dhe se gaboi që u largua. Megjithatë, situata është e ndërlikuar pasi parisienët nuk do ta lejojnë të largohet pa një shumë të konsiderueshme milionash që duhet të paguhen nga Barcelona.

Dhe në këtë pikë, tratativat kanë ngecur. Kështu, edhe presidenti Bartomeu është tërhequr disi duke u shprehur se PSG nuk kërkon ta shesë sulmuesin. “ E dimë që Nejmar kërkon të rikthehet, por PSG nuk do ta shesë, kështu që nuk asnjë çështje Nejmar”, tha Bartomeu.

Megjithatë, merkato ka ende deri në përfundim, ndërsa Nejmar duhet të shpresojë që klubet të gjejnë gjuhën e përbashkët, pasi nëse qëndron në Paris do të përjetojë ditë të vështira, me tifozët të cilët nuk ia falin deklaratat.

Related posts

“ICARDI”/ Aventura te PSG mund të nisë më shpejt nga çfarë u mendua

F.autor

ÇUDIA VJEN NË KANADA/ Lojtarët e Real Madrid stërviten të kapur dorë për dore (VIDEO)

Delo.autor

CHAMPIONS/ Barazim në “PAQE”. Atletico Madrid dhe Kampionët e Europës ndajnë pikët

Delo.autor

Leave a Comment