Futboll Seria A Sport

U SHPALLL KAMPION NË “COPA AMERICA”/ Befason Lucas Paqueta: Trajnerin Giampaolo e kam ndjekur tek…

Lukas Paketa pasi u shpall kampion në “Copa America” (luajti vetëm 5 minuta gjatë gjithë kompeticionit) nisi dje pushimet. Kujtojmë se braziliani iu bashkua Milanit në fund të dhjetorit të kaluar pa u ndalur asnjë ditë pas kampionatit të përfunduar me fanellën e Flamengos në Brazil.

Tashmë 21-vjeçari do të ketë leje deri më 29 korrik, datë në të cilën do të paraqitet nën urdhrat e Marko Xhampaolos. Duke folur për trajnerin e ri kuqezi, Paketa deklaroi:

“Trajnerin tim të ri do të kem mundësi ta njoh kur të kthehem nga pushimet e do të nis të stërvitem. Do të pushoj disa ditë sepse kam nevojë pas një sezoni sfilitës e më pas do të përqendrohem te Milani”. 13 ndeshje dhe një gol, mbase nuk janë maksimumi, por sezoni i parë te Milani i Paketas mund të cilësohet si pozitiv.

lukas paketa

Reagimi në sfidën me Kaljarin (i kuq plus skualifikim) dhe dëmtimi ndaj Udinezes i mbyllën më herët sezonin, por braziliani është një nga pikat kyçe për sezonin e ri, aq më tepër që skuadra do të luajë me fantazist, një rol të cilit ekspertët thonë se Paketa i përshtatet.

Duke u rikthyer te përvoja e tij në “Copa America”, azetarët në aeroportin e Rio de Zhaneiros, nga ku lojtarët e Brazilit morën avionët për destinacionet e tyre, e pyetën gjithashtu mesfushorin për modulin e ri që do të ketë Milani.

xhampaolo

“Nuk di të them nëse është skema më e mirë për mua, por punën e tij te Sampdoria e kam ndjekur dhe jam shumë i lumtur për zgjedhjen e drejtuesve. Nga ana ime uroj që të mundem të jap kontributin tim në cilindo modul që trajneri do të vendosë të na rreshtojë”.

Related posts

Isco mbetet pa vend në formacionin bazë, kthehet sërish në çështje

Q.Autor

Interi në kolaps finaciar/ Klubi zikaltër cakton çmimin për shitjen e “yllit” të skuadrës

Sadik.Autor

ARRIHET AKORDI/ Ylli De Gea rinovon me “Djajtë e Kuq”, ja rroga e çmendur javore

Delo.autor

Leave a Comment