Futboll La Liga Sport

PREZANTOHET TEK BARCELONA/ Antoine Griezmann mban fanellën me numrin… (FOTO)

Pas nënshkrimit të kontratës me Barcelonën deri në vitin 2024 me një klauzolë largimi prej 800 milionë eurosh, Antoine Griezmann ka zbuluar një nga sekretet më të mëdha të nënshkrimit të tij për klubin katalan. Sulmuesi francez, i cili me përjashtim të vitit të tij të parë në Real Sociedad, kur luajti në fanellën me numrin 27, gjithmonë ka mbajtur 7-ën në Anoeta, Atlético Madrid dhe në ekipin kombëtar. Ai te Barça do të ketë 17-ën mbi fanellë, pasi ky numër ishte bosh.

Barça i kishte rezervuar 7-ën verën e kaluar, por e mori Philippe Coutinho, pasi ky numër kishte mbetur pa pronar. Braziliani do të vazhdojë me numrin 7 mbi fanellë. Sezonin e kaluar numrin 17 e mbante Murillo.

Related posts

“THUMBON” RIVALËT E SERIE A/ Mourinho: Më pëlqen të aktivizoj lojtarët e rinjë, jo… Dzekon dhe Vidalin

Delo.autor

Arsenali ofron 28 milionë euro për portierin gjerman

Sadik.Autor

MIQËSORE/ Debutim me humbje për Gliha, Kosova mposhtet nga Jordania

Delo.autor

Leave a Comment