Futboll Sport

PREZANTOHET TEK JUVENTUS/ Aaron Ramsey mesazh Sarrit: Zgjodha numrin 8 sepse… (FOTO)

Mesfushori më i ri i Juventusit, Aron Ramsei, doli ditën e sotme në një konferencë për shtyp, në sallën e stadiumit “Alianz Arena”, ku foli për aventurën e re.

GJENDJA – Kam pasur një dëmtim, por po bëj progres në riaftësim. Po punoj fort që të jem gati sa më shpejt. Nuk është larg dita kur do jem gati të bëj një seancë të plotë stërvitore. Nuk e di nëse do jem gati për turneun e ekipit, do e vendosim në ditët në vijim. Por, kam besim duke parë gjendjen që po kaloj.

JUVENTUS – Kur mora vesh se Juventusi më kërkonte, menjëherë mendova mundësinë që do kem të luaj në një nga klubet më të rëndësishme në botë, dhe kjo ka qenë një ëndërr për mua. Kjo është edhe një sfidë për mua. Këtu është edhe një kulturë tjetër dhe lloj tjetër futbolli. E di që do jetë sfidues dhe e vështirë, por me zor po pres të luaj.

AMBIENTI – Skuadra më ka pritur mjaft mirë, kam folur edhe me Sarrin disa herë. Është lloji i trajnerit me të cilin mund të flasësh për çdo gjë. Me zor po pres të jap ndihmën time për të arritur objektivat që i kemi vënë vetes.

aron ramsej

GOLA E ASIST – Unë jam një lojtar që dëshiroj të jem në qendër të lojës. Të shënoj apo të jap një asist, për mua është njësoj, e rëndësishme është që në fund skuadra të shënojë. Më pëlqen të jem afër zonës, mund edhe të mbroj mjaft mirë, por më mirë të jem afër portës. Do flas me Sarrin për të kuptuar rolin tim dhe kontributin që do jap në ekip.

NUMRI 8 – E mora numrin 8, e kam pasur dhe te Arsenali. Këtu ishte i lirë, dhe e mora. E di që më parë e ka pasur Markizio, një lojtar fenomenal që është rritur këtu dhe ka pasur një karrierë të pabesueshme. Dua të bëj edhe unë atë që bëri ai me Juven, do ishte fantastike. Jam gati për përgjegjësi.

LOJA – Sigurisht që më pëlqen të fitojmë, kur edhe ekipi bën lojë të bukur, por ka edhe mënyra të tjera për të fituar. Dua të fitoj, dhe ndonjëherë arrihet loja e bukur, ndonjëherë jo. Qëllimi duhet të jetë që në fund të fitojmë.

SARRI – E di që Sarri bën një lojë të bukur, e kam parë edhe vjet. Ka bërë një sezon mjaft të mirë me Çelsin, fitoi edhe një finale.

Related posts

Pezullimi i Briken Caljes, reagon KOKSH: Vendimi për shkak të dopingut

Sadik.Autor

“San Siro” si lojtar i shtuar për Interin. 110 000 spektatorë për dy ndeshjet e radhës

Isa.Autor

ZYRTARE/ Partizani gjen akordin për Matondon, mesfushori bashkohet me skuadrën turke

F.autor

Leave a Comment