Futboll Kategoria Superiore Sport

PROBLEME FINANCIARE/ Ja kush janë 4 klubet që rrezikojnë përjashtimin nga Superliga

Plot 4 klube të Kategorisë Superiore, Tirana, Vllaznia, Luftëtari dhe Flamurtari, rrezikojnë përjashtimin, nëse nuk shlyejnë detyrimet financiare deri më 31 korrik.

Ultimatumi ndaj tyre është dhënë nga Komiteti Ekzekutiv, që në mbledhjen e sotme ka vendosur të paralajmërojë klubet se nëse nuk do të shlyejnë detyrimet, atëherë nuk do të licencohen për të luajtur në Superiore.

Federata Shqiptare e Futbollit duket se ka ndërmend të veprojë me dorë të fortë në këtë drejtim, pasi sezonin e fundit u shfaqën probleme të shumta me pagesat e futbollistëve, ndaj do të përdorë kartën e licencimit, për të ndikuar në përmirësimin e këtij aspekti.

Related posts

SURPRIZE E MADHE NË ANGLI/ Skuadra pretendente humbet në shtëpi

F.autor

I SHËNOI DOPIETË REALIT NË CHAMPIONS/ Klubet e mëdha europiane “çmenden” pas sulmuesit të M’gladbach

Delo.autor

IBRAHIMOVIC NUK PËRMBAHET/ Shënon 3 gola dhe thyen rekord në Amerikë

Delo.autor

Leave a Comment