Futboll Premier League Sport

“RIKTHENI VAR-IN”! Premierliga rifillon me polemikat rreth GOLIT

Yjet edhe përkrahësit e Premierligës kanë bërë me shaka që VAR-i të rikthehet menjëherë, pasi teknologjia e vijës së portës mori vëmendjen kryesore në rifillimin e Premierligës të mërkurën.

Liga elitare angleze u rikthye me një ndeshje mes Aston Villës dhe Sheffield Unitedit në një stadium të zbrazët në Villa Park, pas një pauze të detyruar tremujore si pasojë e pandemisë koronavirus, transmeton Gazeta Express.

Pjesa e parë prodhoi raste të pastra për gol, por Sheffield Unitedi mendoi se e kishte gjetur rrjetën e portës kur portieri i Villës Orjan Nyland u duk se e barti brenda vijës së portës së vet topin e gjuajtur nga Villy Sharp.

Dhe rishikimet në ekran treguan se portieri norvegjez vërtet e kishte lejuar topin të futej brenda vijës së portës, por Villa shpëtoi pasi teknologjia e vijës së portës kishte dështuar të sinjalizonte se topi ishte futur në portë, duke e detyruar gjyqtarin Michael Oliver ta vazhdojë ndeshjen.

Ora e Oliverit është dashur të lajmëronte me tinguj sapo topi e kishte kaluar vijën, por ajo nuk kishte qenë e ndezur dhe gjyqtari, duke mos qenë në dijeni për këtë, nuk e rishikoi rastin as në VAR.

Ky incident ka bërë bujë në Twitter, dhe në mesin e atyre që kanë reaguar ishte edhe mbrojtësi i Newcastle United, Rayn Taylor.

“Teknologjia e vijës së portës nuk qenka lëshuar fare. Kthejeni VAR-in!” shkroi ai në Twitter.

Edhe vetë Sheffied United reagoi duke shkruar: “Ne vërtet nuk e dimë çfarë të themi për këtë”.

Related posts

“HYSAJN E KËRKOI BAYERN MUNICH”/ Agjenti Giuffredi: De Laurentiis dhe Gattuso e duan. Mund të rinovojmë

Delo.autor

ARSENALI PO SHKËLQEN NË FUSHË/ Tifozët e tyre “KAMPIONË” në SEKS

Isa.Autor

Serena Williams optimiste: Do të jem në grand slemin e Wimbledon

Sadik.Autor

Leave a Comment