Futboll Kombëtarja Sport

Abrashi nuk është në formë/ Klubi i Freiburgut i jep një detyrë të re “pitbullit” kuqezi

Amir Abrashi mund të jetë një nga lojtarët më të pafat në vitet e fundit. Ai kaloi nga Grasshopper-i te Freiburgu në vitin 2015. Një lëvizje mjaft e mirë, pasi ishte një tjetër hap i rëndësishëm në karrierën e mesfushorit. Ai i mori hapat një nga një dhe bëri lëvizjen e duhur. “Pitbulli” e nisi sezonin si titullar në Bundesliga 2. Ai luajti në 33 ndeshje, nga të cilat i nisi si titullar të gjitha.

Një vit më vonë në Bundesligë mori sërish minutat e tij, pasi luajti në 20 ndeshje nga të cilat 16 si titullar. Sezonin e kaluar karriera e tij mori dhe një goditje të fortë. Dëmtim i keq në fillim të sezonit. Abrashi u kthye më i fortë, pasi arriti të fitonte formacionin sërish, por në momentin e tij më të mirë u dëmtua sërish. Një dëmtim që nuk e ka kaluar ende. Ai e mbylli sezonin e shkuar me 12 ndeshje, 11 nga të cilat si titullar.

Këtë vit, Abrashi ende nuk është grumbulluar për asnjë ndeshje, pasi nuk ka arritur të kapë ritmin e të tjerëve. Në Gjermani nuk e kanë humbur besimin te lojtari, pasi po presin që të rikuperohet. Mesfushori është përdorur në disa evenimente bamirësie nga klubi gjerman. Në fakt, lojtari do të ketë një detyrë të re sërish, pasi është përzgjedhur nga Freiburgu për të shpërndarë autografe për fansat e gjermanëve. Më datë 19 shtator, Abrashi do të ndajë momente të bukura me fansat.

Related posts

ENDE NUK KA DEBUTUAR TEK “DJALLI”/ Mbrojtësi Dalot: Frymëzohem nga Dani Alves, kam ardhur në Milano me…

Delo.autor

JO VETËM FUTBOLL/ Por edhe merkato, Hysaj shumë pranë Romës

Delo.autor

“DUAM TA KTHEJMË ITALINË ATJE KU E MERITON”/ Mancini lumturon tifozët: Do fillojmë të mendojmë për…

Delo.autor

Leave a Comment