Futboll Kategoria Superiore Sport

REKORD NEGATIV/ Partizani, 626 minuta pa gol në Europë. Ja statisktikat befasuese

Ishte 29 qershori i vitit 2017 dhe luhej ndeshja e turit të parë kualifikues të Europa League, ndaj Botev Plovdiv, ekipit bullgar dhe luhej në “Selman Stermasi”. Do të realizonte Xhevahir Sukaj për Partizanin në minutën e 4, por që prej atij goli, mallkimi në Europë për të kuqtë është materializuar dhe kthyer në një realitet.

Nga ai gol, më pas, duke përfshirë edhe sfidën e sotme ndaj Sheriff Tiraspol, të kuqtë nuk kanë shënuar asnjë gol në plot 6 ndeshje të zhvilluara në dy vitet e fundit (sistemi vajtje-ardhje).

Praktikisht, duke përfshirë edhe 86 minuta me Botev, pas golit të Sukajt, janë në total 626 minuta (duke mos përfshirë kohët shtesë).

Dhe, çdo vit, të kuqtë prezantohen në Europë pa sulm, ose pa manovra ofensive, edhe pse investimet janë të mëdha, sa i përket rrogave që paguajnë.

Kështu, në rend kronologjik, në sezonin 2017-2018 do të luanin ndaj Botev Plovdid duke pësuar dy humbje që në turin e parë, në sezonin 2018-2019 do të luanin ndaj Maribor duke pësuar dy humbje dhe duke mos gjetur golin dhe në këtë sezon 2019-2020 kanë luajtur tre ndeshje (dy në Champions dhe një në Europa League) duke mos gjetur rrjetën.

Related posts

CHAMBERLAIN në paterica, por Perri Eduards ia qetëson dhimbjet (FOTO)

Isa.Autor

“PRESIM NJË NDESHJE SPEKTAKOLARE, JEMI GATI PËR LUFTË”/ Trajneri e Bayern: Jam impresionuar nga Tigresi

Delo.autor

Shtypi argjentinas, i pamëshirshëm: U rikthye fantazma e 2014-ës

Sadik.Autor

Leave a Comment