Ndeshjet Live Sport

LIVE/ “EURO 2020”: Mbyllet ndeshja Itali-Spanjë me penallti. Rezultati 2-1

Italia dhe Spanja janë duke u përballur në stadiumin ‘’Uembli’’ të Anglisë në kuadër të sfidës gjysmëfinale të Kampionatit Europian.

Italianët vijnë në këtë ndeshje pas fitores së madhe ndaj Belgjikës (2-1), ndërsa spanjollët fituan me penallti ndaj Zvicrës, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet u mbyllën 1-1.

Roberto Mancini do të luajë nga minuta e parë me Chiesa, Immobile e  Insigne në sulm. Në anën tjetër Luis Enrique i ka besuar Ferran Torresit, që do të përkrahet nga Dani Olmo dhe Oyarzabal.

Ndeshja fillon në ora 21:00, ndërsa fituesi i kësaj ndeshje do të luajë në finale.

 

LIVE/ Itali – Spanjë 1-1

Kieza 60′ / Morata 80′

KOMENTI LIVE: 

109′ Zëvendësim edhe te Spanja, largohet Erik Garsia për Pau Torresin.

107′ Italia kryen një tjetër zëvendësim, largohet Kieza në fushën e lojës Bernardeski.

106′ Starton shtesa e dytë.

105′ Mbyllet shtesa e parë.

101′ Me fat Italia në këto minuta, Bonuçi bën një ndërhyrje vendimtare, duke korrigjuar daljen jo të saktë të Donarumës.

98′ Momente paniku në zonën e Italisë. Spanjollët për pak sa nuk shënojnë golin e dytë!

97′ Toloi ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Olmos.

91′ Starton shtesa e parë prej 15 minuta.

Koha e rregullt nuk mjafton për të përcaktuar finalistin e parë. Ndeshja shkon në shtesa.

90′ Akordohen 3 minuta shtesë!

85′ Zëvendësim edhe te Spanja, Apilikueta i lë vëndin Marko Jorentes.

85′ Dy zëvendësime te Italia, largohen Barela dhe Insinje, në vendin e tyre Beloti dhe Lokateli.

80′ GOOOOL SPANJA 1-1/ Vendoset baraspesha! Alvaro Morata ndëshkon të kaltrit. Mbrojtja e Italisë çahet në qendër, teksa sulmuesi i Juventusit, nuk fal përballë Donarumës, duke tundur rrjetën. 

80′ Pranë golit të dytë Italia, me Berardin, tentativa e tij në hyrje të zonës, shkoi drejt e në duart e portierit Simon.

77′ Spanja më kërkuese këto minuta, por ”axurrët” mbyllen mirë në mbrojtje.

72′ Zëvendësim në radhët e Italiaës, largohen nga fusha Emerson dhe Verrati në fushë Toloi dhe Pesina.

68′ Berardi humbet një shans të artë. Kieza bën gjithçka, asiston bukur për sulmuesin e Sasuolos, por ky i fundit gabon përballë portierit Simon.

65′ E pabesueshme çfarë humbet Spanja! Ojarzabal shkëputet bukur në qendër por godet keq me kokë. Zhgënjim tek spanjollët.

60′ GOOOOOL ITALIA 1-0/ Zhbllokohet supersfida! Fantastik Kieza! Futbollisti i Juventusit çon peshë zemrat e tifozëve italianë me një supergol! 

57′ Ndeshje e qetë në këto minuta, spanjollët më kërkues, ”axurrët” provojnë me kundërsulme.

52′ E pabesueshme çfarë humbet Buskets. Gjuatja e mesfushorit të Barcelonës përfundon mbi kuadratin e portës.

51′ Buskets ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Imobiles.

50′ Di Lorenco bën një ndërhyrje vendimtare, largon saktë një top që po shkonte drejt këmbëve të Dani Olmos.

49′ Provon rrezikshëm Imboli, por gjuajtja me të majtën është e dobët dhe përfundon larg portës së Simon.

46′ Starton pjesa e dytë, të dyja skuadrat hidhen në sulm për golin e avantazhit.

Mbyllet pjesa e parë! 

44′ Pjesa e parë mbyllet me drithërimë në portën e Unai Simon, tentativa e Emerson ndalet nga traversa dhe shkon jashtë kuadratit.

42′ Ndeshje e luftuar në mesfushë, me të dyja skuadrat që provojnë herë pas here të ndërtojnë sulme të rrezikshme.

32′ Sërish rrezikshëm Spanja me Dani Olmon, por gjuajtja e mesfushorit, nuk ka saktësi duke shkuar jashtë kuadratit.

25′ Pranë golit Spanja, por fantastik portieri Donaruma, që me pritjen e tij, i djeg një shans të artë iberikëve, pas gjuajtjes së Dani Olmos.

21′ Ndizet sfida, Italia shpërdoron një rast të artë, pas shpërthimit të Emerson nga e majta, por as Imobile as Barela nuk arrijnë të godasin, teksa porta ishte e boshatisur.

18′ Italia provon me një skemë nga goditja e dënimit, por nuk e mbërrin dot topin Imobile.

14′ Ferran Torres lëshon goditjen e parë nga distanca, tentativa e tij shkoi jashtë portës së Donarumës.

12′ Pedri jep një top të mrekullueshëm për Ojarzabal, por futbollisti spanjoll, nuk arrin ta zotërojë, duke sfumuar një mundësi të mirë.

10′ Spanja merr zotërimin e topit, duke mos dalë nga stili i vet, por ende asnjë rast i rrezikshëm në portat respektive.

3′ Italia provon ta nisë në sulm, duke ushtruar presion të vazhdueshëm në zonën e spanjollëve. Start i zjarrtë.

1′ Starton sfida në “Uembli”.

Related posts

ITALI-ANGLI/ Kreativiteti i tifozit kalon çdo limit për të mbështetur “3 Luanët” në finale të “Euro 2020” (FOTO)

Delo.autor

Ancelotti kërkon ribashkimin/ Napoli ka gati 45 mln euro për titullarin e Real Madridit

Isa.Autor

Shorti i plotë/ Kategoria e Dytë nis kampionatin, grupi A vjen me derbi

Isa.Autor

Leave a Comment