Futboll La Liga Sport

SEZONI I RI 2019-20/ Reali kërkon që tri ndeshjet e para të La Ligas t’i luajë jashtë “Bernabeu”-t, ja shkaku

Real Madridi i ka bërë kërkesë La Ligas që tri ndeshjet e para të sezonit 2019/20 të kampionatit spanjoll t’i luajë në transfertë për shkak të punimeve në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Punimet për rinovimin e stadiumit, që pritet të zgjasin tre vjet e gjysmë, do të nisin për pak ditë në mënyrë që të mos pengohet orari i ndeshjeve.

Në fakt, Reali do të bëjë ndërrimin e kulmit të stadiumit dhe do të shtojë një tribunë për sezonin e ri përpara se të fillojë me punimet e tjera, shkruan Marca.

La Liga orarin e ndeshjeve për edicionin e ri do të publikojë të enjten (4 korrik), kurse kërkesa e Realit pritet të aprovohet.

Njësoj si Reali veproi edhe Atletico Madridi para dy viteve, kur stadiumi “Wanda Metropolitano” ishte në prag të përfundimit.

Nëse kërkesa e Realit aprovohet, atëherë sipas të gjitha gjasave këtë vit ndeshja për trofeun miqësor “Santiago Bernabeu” nuk do të zhvillohet, ose mund të shtyhet.

Related posts

Juventus dhe Atletico në garë për mesfushorin e Romës

Q.Autor

ISHTE PRANË KALIMIT TEK MILAN/ Pezzella transferohet te Atalanta zyrtarisht por me formulë të veçantë

Delo.autor

DRIDHET JUVENTUSI/ BAYERNI ofron 100 milionë euro për “MAGJIKUN BARDHEZI”

Isa.Autor

Leave a Comment