Futboll Sport

COPA AMERICA/ Trajneri Tite nuk kursen elozhet: Nuk mund ta ndalim dot “Pleshti”…

Në prag të duelit në Belo Horizonte, trajneri përfaqësueses së Brazilit, Tite, nuk ka kursyer elozhet ndaj Lionel Messit.

Në një reagim për mediat, trajneri brazilian thotë se është e pamundur për të neutralizuar “yllin” e Barcelonës.

“Ne nuk kemi biseduar vetëm për individualitetin e Argjentinës. Ata janë rritur edhe si kolektiv gjithashtu”, tha ai.

“Kolektivi i thekson individët. Nuk mund ta ndalësh Messin, JO, vetëm ti t’ia ngadalësosh ritmin, por nuk mund t’i neutralizosh veprimet e tij”, vijoi Titte.

“Në të njëjtën mënyrë se si Philippe Coutinho nuk e neutralizon veten, Roberto Firmino e David Neres. Në një pikë, edhe ata do të jenë vendimtar”, përfundoi ai.

Messi ka shënuar vetëm një herë këtë sezon në Kupën e Amerikës dhe ky gol erdhi nga pika e penalltisë në barazimin 1-1 të Argjentinës me Paraguain në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Epidemia rrezikon edhe miqësoret e Shqipërisë, FSHF vihet në lëvizje!

Delo.autor

United ofron Martialin plus para shtesë, për yllin që po shkëlqen në kampionatin gjerman 

Sadik.Autor

Rikthehet në fushë 38-vjeç, ylli uruguajan firmos kontratë profesionale

Q.Autor

Leave a Comment