Futboll Sport

SFIDA FERONIKELI-MILAN/ Organizatori i ndeshjes ul çmimin e biletave, pas kontestimeve nga…

Agim Selimi organizatori i ndeshjes midis Milan dhe Feronikelit ka konfirmuar se, çmimet e biletave të kësaj ndeshje janë ulur.

Çmimet e biletave prej 35 deri në 150 euro nxiten kritika të ashpra në vend, për shkak se tejkalonin çdo standard të jetesës në vend.  Selimi njoftoi se edhe ato  katër mijë persona që kanë blerë bileta me çmimet origjinale do të rimbursohen.

Këto janë çmimet e reja të biletave:

Biletat që janë shitur deri tash 35 euro kanë rënë në 15 euro.

Ato që janë shitur 50 euro kanë rënë në 35 euro.

Biletat me çmim 90 euro janë zbritur në çmimin prej 59 dhe 69 euro.

Dhe, biletat e shitura me çmim 150 euro kanë rënë në 89 euro.

Ndeshja midis këtyre ekipeve do të zhvillohet më 10 gusht.

E veçanta e kësaj ndeshje do të jetë se Milani me vete në Prishtinë do ta sjellë njërën prej kupave të fituara të Champions League me të cilën do të kenë rastin që të bëjnë fotografi ata që do të blejnë biletat.

Related posts

NUK DO TA BESONI/ Zbulimi i bujshëm: BALE largoi ZIDANE nga REALI, arsyeja do t’ju BEFASOI

Isa.Autor

PËRFITIMET FINANCIARE NGA MERKATOJA/ Nga Xhejms tek Lushkja, ja lojtarët e shitur nga Laçi ndër vite…

Delo.autor

“PËR DREJTIMIN E SHQIPËRISË DUHET TË PRESIM/ Trajneri Hasi: kur luaja unë na mungonte një si De Biasi!

Delo.autor

Leave a Comment