Futboll La Liga Sport

REAL MADRID NË KRIZË REZULTATESH/ Raphael Varane nuk shqetësohet: Kështu ishim edhe në verën e 2017-ës, por…

Real Madridi ka bërë një merkato shumë të mirë këtë verë, duke afruar disa lojtarë me kualitete, por këtë nuk po e tregojnë në fushën e lojës, teksa kanë zhgënjyer në të gjitha miqësoret që kanë zhvilluar.real madrid

Këto rezultate duket se nuk e shqetësojnë aspak, mbrojtësin Rafael Varan, i cili në një intervistë shprehet: “E kuptoj që tifozët duan të shohin një përmirësim tek skuadra. Ne do të korrigjojmë gabimet tona dhe do të përmirësohemi. Edhe unë ashtu si tifozët dua që ta shikoj Realin duke fituar, por kur të fillojë sezoni do të jetë diçka tjetër. Ne duhet të jemi të qetë, mjafton të kujtojmë verën e 2017-ës, ku ne ishim njësoj si tani, por në fund fituam Ligën e Kampionëve. Unë i kuptoj pritshmëritë, por ne duhet të mbështetemi për punën tonë. Zidani nuk është i shqetësuar, ai është i qetë sepse e di që ne kemi potencial. Trajneri e di saktësisht se çfarë duhet të bëjmë.”, u shpreh mbrojtësi francez.vARANE66

Tifozët duket se janë të zhgënjyer nga performancat që ka treguar skuadra e tyre në këtë para sezon, por shpresojnë se do të arrijnë një formë të mirë dhe do të jenë konkurrues për fitimin e trofeve.

Related posts

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Ja kush e fiton “Topin e Artë” për vitin 2019 …

Delo.autor

LIGA E KOMBEVE/ Uellsi e bën dramë ndaj Danimarkës, Bullgaria merr barazim në Qipro

Isa.Autor

Emery zbulon nëse Neymar do të transferohet te Real Madridi

Sadik.Autor

Leave a Comment