Futboll Sport

SFIDA HAPOEL BEER SHEVA-LAÇI/ Ndeshjen e gjykon një kroat, dy kurbinas e njohin nga mashtrimi i Tiranës

Ndeshja e kthimit të turit të parë të Ligës së Europës mes Hapoel Ber Sheva dhe Laçit, i është besuar një gjyqtari kroat. Ndryshe nga ndeshjet e mëparshme të skuadrave shqiptare, UEFA nuk u ka besuar më kryesisht të rinjve, por atyre që kanë disa vite në arenën ndërkombëtare.

Kroati 35 vjeçar Tihomir Pejin, ndërkombëtar që në vitin 2014, është caktuar që të drejtojë sfidën e kurbinasve në Izrael, ku ata do të provojnë shanset e tyre për një tjetër rezultat historik, të cilët në fakt i kanë të shpeshta në vitet e fundit në arenën ndërkombëtare duke u kualifikuar shpeshherë si jofavoritë. Gjyqtari që do të drejtojë ndeshjen e tyre, është një emër i cii është caktuar rregullisht nga UEFA në këto vite në turet e para të Ligës së Europës, ndërsa ka një takim me shqiptarët në një nga eksperiencat e mëparshme.

Ai ishte gjyqtari kryesor i ndeshjes mes Makabi Tel Aviv dhe Tiranës në Izrael dy vite më parë, ndeshja e parë nën drejtimin e Ze Marias për bardheblutë. Një ndeshje e cila në fakt nuk duhej të zhvillohej me Tiranën protagoniste, pasi ajo në bashkëpunim me FSHF falsifikuan dokumentacionin për t’u regjistruar në Europë, ngjarje e cila më pas solli një ndëshkim shembullor. Në atë sfidë, protagonistë në fushën e lojës ishin mbrojtësi Domgjoni dhe mesfushori Berisha, aktualisht të dy pjesë e skuadrës kurbinase.

Asistentë të Pejin në duelin e së enjtes janë Marjan Tomas dhe Kruno Shariç me Dario Bel si gjyqtar të katërt.

Related posts

BOTA E SPORTIT NË ZI/ Bie nga kati i gjashtë, humb jetën futbollisti 23-vjeçar (FOTO)

Delo.autor

“KUQEZINJTË” PROJEKTOJNË TË ARDHMEN/ Ja oferta e Milan për rinovimin e Ibrahimovic-Donnarumma!

Delo.autor

ATALANTA-JUVENTUS/ Vendasit thellojnë shifrat, shënon sërish Zapata

Delo.autor

Leave a Comment