Futboll Sport

ËSHTË FUTBOLLIST I KOMBËTARES SHPRESA/ Lazio “furnizohet” me një tjetër talent shqiptar, ja emri (FOTO)

Një tjetër talent shqiptar i është bashkuar Lazios. Bëhet fjalë për futbollistin e Kombëtares Shpresa, Anxhelo Ndrecka.

Mbrojtësi 17-vjeçar, i cili sezonin e shkuar debutoi me fanellën e Chievos në Serinë A, pritet të firmosë shumë shpejt me klubin e kryeqytetit italian.

Pas lajmit të bërë publik në mediat italiane, për një akord mes klubit të kaltër dhe shqiptarit, ka qenë vetë Ndrecka që nëpërmjet një postimi në “Instastory”, ka konfirmuar gjithçka, duke publikuar pamje nga zyrat e klubit të Lazios.

Në orët e ardhshme, talenti 17-vjeçar, pritet të nënshkruajë me klubin e ri, teksa me shumë gjasa do të jetë pjesë e ekipit Primavera të Lazios, sezonin e ri.

Ndrecka do t’i bashkohet kështu futbollistëve të tjerë shqiptarë te Lazio, si Strakosha, Kalaj, Berisha, Durmishi dhe Alia.

Related posts

ROMA-MILAN/ “Romakët” barazojnë rezultatin, shënon Zaniolo

Delo.autor

LEGJENDA SPANJOLLE/ ​Casillas: El Clasicot e vitit 2011 ishin luftë politike mes Spanjës dhe Katalonjës

Isa.Autor

RUSI 2018/ Gjykimi ndaj Zvicrës, FIFA e mban sekret nga Brazili audion e VAR-it

Sadik.Autor

Leave a Comment