Futboll Sport

SFIDA NDAJ DEBRECEN/ Flet Valdet Rama: Besojmë për të treguar që mund…

Valdet Rama është i zhgënjyer nga gjykimi në ndeshjen e parë që Kukësi zhvilloi në Hungari, ndaj Debrecenit, ku verilindorët u mundën me shifrat 3-0.

Rama shprehet se nënkampionëve u duhej dhënë një penallti nga arbitri, ndërkohë ka besim tek përmbysja në “Elbasan Arena”.

“Bëmë një pjesë të parë shumë të mirë, ndërsa në të dytën ndodhi ajo që ndodhi. Duhet të mësojmë nga episodet e pjesës së dytë. Sipas meje, duhej të ishte dhënë edhe një penallti në favorin tonë, por arbitri nuk e dha. Një gol do ishte shumë me rëndësi për ne atje. Tani, loja fillon sërish 0-0 dhe do shohim çfarë do ndodhë. Duhet të kem, dhe kam besim që të hyjmë me energji pozitive, për të treguar që mund t’ia dalim” – u shpreh Rama.

Related posts

NUK NDALET ME PËRFORCIMET/ Juventusi ka gati planin për të marrë talentin e Serisë A, ja oferta

Delo.autor

IRONIZON REAL MADRID PAS GOLIT TË GARETH BALE/ Mourinho: Do ta shikoj çfarë shkruajnë për uellsianin

Delo.autor

E BUJSHME/ Goditje e rëndë për Skënderbeun, FIFA bllokon merkaton e korçarëve

Delo.autor

Leave a Comment