Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SHIJON MILIONAT DUKE QËNDRUAR DUARKRYQ/ Shkëlzen Gashi refuzon oferta nga Zvicra prej…

Shkëlzen Gashi vazhdon pushimet e tij të stërzgjatura dhe plotësisht të paguara nga Kolorado Rapids. Sulmuesi shqiptar, i cili kishte edhe një vit të mbetur në kontratën e tij me klubin amerikan, vazhdon të refuzojë ofertat që i vijnë, i ndërgjegjshëm se asnjë nuk i afrohet financiarisht shifrave që po fiton edhe duke qëndruar duarkryq.

Në momentin kur firmosi me Kolorado Rapids, Gashi negocioi për një rrogë prej 1,6 milionë dollarësh në vit në këtë klub. Por pas tre viteve ku rendimenti i tij ra ndjeshëm, klubi vendosi të nxirrte Gashin në shitje, ose më saktësisht ta largonte nga skuadra por duke e paguar deri në fund. Lojtarin mund ta blinin klube të tjera në MLS, por askush nuk iu afrua, pasi të gjithë frikësoheshin aag rroga e tij.

I ndërgjegjshëm për këtë, Gashi ka kthye mbrapsht çdo ofertë që i ka ardhur pasi dëshiron të pëmbushë marrëveshjen aktuale e cila përfundon në dhjetor. Deri atëherë, ai do të paguhet me rrogë nga Kolorado e për këtë arsye, sulmuesi i ka thënë jo edhe një prej skuadrave të preferuara të tij, Grasshopers, që zbriti në sezonin e kaluar në kategorinë e dytë zvicerane.

Aty Gashi u shpall golashënuesi më i mirë për herë të parë. Por ai e di mirë se Grasshopers nuk ka mundësi të paguajë shifrat që i japin amerikanët aktualisht, ndaj ka bërë të qartë se deri në janar, nuk ka ndër mend të dëgjojë oferta të tjera pasi në momentin që firmos, nuk përfiton dot më pjesën e mbetur të rrogës nga Kolorado.

Related posts

LIVE/ Starton sfida Sheffield-Liverpool

Delo.autor

PORTIERI BËN GAFËN E VITIT/ Por e pabesueshme çfarë bën sulmuesi me portën bosh (VIDEO)

Delo.autor

Serbët të pandreqshëm, sërish dhunë në derbin e Beogradit (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment