Futboll Sport

SKANDAL NË EUROPA LEAGUE/ Serbët e Slovan Bratislavës bojkotojnë sfidën me Feronikelin

Politika ndërhyn sërish në futboll dhe sërish në një aktivitet të rëndësishëm, të organizuar nga UEFA.

Vetëm një muaj e gjysmë pasi dy futbollistë me origjinë serbe dhe trajneri i malit të Zi braktisën ndeshjen me Kosovën, të njëjtën gjë e bëjnë edhe 3 pjesëtarë të Slovan Bratislavës.

Sllovakët do të përballen sot në orën 18:00 me skuadrën kampione të Kosovës, por komuniteti serb u ka kërkuar futbollistëve Aleksander Cavric dhe Dejan Drazic, si dhe trajnerit Vladimir Radenkovic, që të mos luajnë në sfidën e vlefshme për turin e dytë të Europa League.

Të tre këta persona kanë pranuar kërkesën dhe kanë njoftuar drejtuesit e klubit sllovak, se nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjen me Feronikelin, ndërsa lajmi është konfirmuar nga vetë Slovan Bratislava, që ka pranuar verdiktin e serbëve.

Related posts

LIVE/ Champions League: Sfidat e para, Ajaksi pranë golit, CSKA kalon në avantazh

Isa.Autor

Transferimi i Elis Bakajt, Nexhipi sqaron situatën

Q.Autor

17 GOLA NË 106 NDESHJE/ Ka treguar formë të mirë, fantazisti i Real Madrid po mahnit Ancelottin

Delo.autor

Leave a Comment