Futboll La Liga Premier League

Barcelona hedh poshtë ofertën e Cityt për Busquetsin, kërkon përmirësim të saj

Gjiganti anglez, Manchester City ka paraqitur një ofertë për mesfushorin e Barcelonës, Sergio Busquets.

Mesfushori fantastik i Barcelonës, Busquets, është kthyer në radarin e liderit aktual të Ligën Premier, Man Cityt,

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, trajneri i Cityt, Pep Guardiola, është kthyer në klubin e tij të vjetër për spanjollin Busquets.

Një ofertë thuhet se është dërguar në drejtim të katalunasve, por ajo nuk i ka kënaqur edhe është refuzuar.

Oferta e Cityt për Busquetsin thuhej se peshonte 67 milionë euro, por është hedhur menjëherë poshtë nga Barça.

Barça është e gatshme të shesë – por kërkon që City të reagoj me oferta të ngjashme se ato të tregut të verës së kaluar.

Duke pasur parasysh rekordin e titujve të Busquets, katalunasit po kërkojnë që City të përmirësojë ofertën e tyre nëse dëshirojnë transferimin e tij.

Busquets ka pritur për bisedimet e reja për vazhdimin e kontratës këtë sezon me Blaugranat, por ende nuk ka ndonjë marrëveshje.

Related posts

TRAGJIKE/ VDES talenti i futbollit SHQIPTAR, shkak një sëmundje e panjohur

Isa.Autor

LOJTARI MË I MIRË I VITIT/ UEFA publikon kandidatët kryesor

F.autor

MBYLL SEZONIN ME NJË TROFE/ Elis Bakaj fiton Kupën e Bjellorusisë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment