Futboll Seria A Sport

SYNON TË “RINGJALLË” MILANIN NË SEZONIN E RI/ Ja katër elementë që i duhen trajnerit Giampaolo

Që nga mbrojtja e deri në sulm, trajnerit të ri kuqezi do t’i duhet të tentojë “ringjalljen” e Milanit nëpërmjet katër elementëve. Në pritje të ndeshjes së parë përgatitore për të shijuar Milanin e Xhampaolos, “La Gazzetta dello Sport” ka analizuar katër raste te të cilat aftësitë e trajnerit do të vihen në provë.

1.KALDARA – Në prapavijën e “Djallit” pritet një tjetër prurje. Romanjoli dhe Muzakio do të nisin sezonin e ri aty ku lanë të vjetrin, teksa Kaldara shpreson në diçka ndryshe, të paktën në aspektin fizik.

Teksa pritet elementi i katërt, Xhampaolo do të përpiqet të aktivizojë motorët e 25-vjeçarit të ardhur një vit më parë nga Juventusi. 51-vjeçari mezi pret ta provojë, aq më tepër që ka namin e një trajneri që merr më të mirën nga lojtarët e rinj në moshë.

2. REGJIA – Ismael Benaser vijon rrugëtimin në Kupën e Afrikës me Algjerinë. Kur të zbarkojë në Milano, do t’i kërkohet të bëjë atë që pas Pirlos nuk e bëri dot askush me fanellën kuqezi. Franko-marokeni pritet të jetë regjisori i ri i Milanit dhe cilësitë e treguara tek Empoli flasin për një 21-vjeçar që i ka të gjitha mundësitë për të “imituar” ish-numrin 21 kuqezi. Në sezonin 2015-16, tek Empoli, Xhampaolo i “qepi” rolin në fjalë Leandro Paredesit (aktualisht te PSG), teksa me Benaser puna pritet të jetë më e lehtë, duke qenë se ai e ka mbuluar pozicionin para mbrojtjes që në fillim të karrierës.

3. FANTAZI – Xhampaolos i kërkohen rezultate nëpërmjet lojës. Trajneri kërkon të realizojë misionin duke mos hequr dorë nga dogma e tij, ose ndryshe skema 4-3-1-2. Milani në sezonin e ri do të luajë me një 10-sh pas dy sulmuesve. Trajneri mendon t’ia besojë rolin në fjalë Susos, pavarësisht se spanjolli gjatë gjithë jetës ka bërë sulmuesin e krahut.

Paketa dhe Çalhanoglu, të cilët specialistët i përkufizojnë si 10-sha të mirëfilltë, do të merren në konsideratë për të luajtur pas pykave në rast largimi të Susos, por fillimisht do të duhet që dikush të paguajë 40 milionë eurot e klauzolës që lojtari ka me kuqezinjtë.

4. PARTNERI I PIONTEKUT – Megjithëse ka vetëm 6 muaj te Milani, Kristof Piontek cilësohet si në fillesat e rrugëtimit drejt majave. Përveç polakut, Xhampaolo ka nevojë për një tjetër bomber që të tejkalojë minimalisht 10 golat sezonalë në kampionat. Kutrone ishte në treg, por nuk është më.

Mund të jetë 21-vjeçari i rritur në “shtëpi” partneri ideal i “Pistolero”-s, por ndërkohë trajneri mendon edhe për Andre Silvën. Portugezi ka pëlqimin e teknikut të ri të “Djallit” dhe ndërkohë ka mbështetjen e klubit që nuk dëshiron t’i shohë kartonin t’i zhvlerësohet edhe më tepër.

Related posts

Iniesta mbron Piquen pas festimit të golit ndaj Espanyolit

Q.Autor

SUPERIORE/ Ja si do të rreshtohen “Ujqërit e Dëborës” dhe Tirana (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

EMOCIONET E FUTBOLLIT/ Ronaldo shfaqet i përlotur gjatë himnit kombëtar të Portugalisë

F.autor

Leave a Comment