Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

ISHTE PROTAGONIST ME DOPIETË DHE ASIST/ Ja përblimi që merr Elis Bakaj nga klubi Shakhtyor (FOTO)

Elis Bakaj është duke kaluar një formë të shkëlqyer këtë sezon te Shakhtyor Soligorsk në kampionatin bjellorus. Sulmuesi shqiptar ishte protagonist absolut në ndeshjen e zhvilluar ditën e shtunë, teksa realizoi dopietë, si dhe asistoi në golin tjetër të shënuar në triumfin 3-2 ndaj FC Minsk.

Kësisoj Bakaj është zgjedhur në formacionin më të mirë të javës së 14-të, duke marrë plot 46% të votave në një sondazh të zhvilluar në një prej faqeve më të mëdha rreth futbollit bjellorus.

Bakaj1

Dopieta e realizuar ndaj Minsk, e ngjiti Bakaj në kuotën e 6 golave, duke u renditur i treti në listën e golashënuesve. Futbollisti 32-vjeçar ka dhënë gjithashtu edhe 5 asist në kampionat.

Related posts

“DËMTIMI KA SHKATËRRUAR GJITHÇKA”/ Talenti i Dortmund mbyll karrierën në moshën 21-vjeçare

Delo.autor

Roma kërkon një mesfushor me tipare sulmuese, gati marrveshja me Dennis Preat 

Sadik.Autor

MILAN-NAPOLI/ Pas një asist nga Zielinski, Politano zhbllokon sfidën ndaj “Kuqezinjve” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment