Futboll La Liga Sport

TELASHE PËR NEYMAR NË SPANJË/ Tatimet i kërkojnë Barcelonës 35 milionë euro, ja shkaku kryesor

Neymar është në qendër të vëmendjes.

Sulmuesi brazilian është në telashe me organet tatimore në Spanjë, sepse u detyrohet 26 milionë euro në taksa të prapambetura.

Në këtë mes mund ta pësojë Barcelona, sepse autoritetet kërkojnë t’ia marrin klubit katalan 35 milionë eurot që u detyrohet në total Neymar, duke përfshirë interesat dhe gjobat.

Barcelona është ende në gjyq me Neymar për 26 milionë euro, një bonus që sulmuesi duhej ta merrte kur rinovoi për herë të fundit, shifër që Barcelona nuk ia ka dhënë, duke e konsideruar si klauzolë të pavlerë, për shkak se Neymar iku te PSG pas rinovimit.

“El Mundo Deportivo” raporton se ajo shifër do t’i konfiskohet Barcelonës, duke qenë se prej kohësh nuk po arrihet një marrëveshje mes klubit, lojtarit dhe autoriteteve.

Related posts

SFIDA ME VALENCIAN/ Ja mungesa e rëndësishme e “Katalanasve” në finalen e “Kupës së Mbretit”

Delo.autor

LAZIO NË KRYE TË SERIE A PAS 20 VITESH/ Igli Tare: Nuk duhen polemika për kalendarin

Delo.autor

Shqipëri-Ukrainë/ Mundësi e shkëlqyer, e pabesueshme çfarë humbet Mavraj

Sadik.Autor

Leave a Comment