Futboll Seria A Sport

TIFOZËT E MILANOS ISHIN KUNDËR/ Presidenti i Atalantës: Falenderoj Inter dhe Milan për…

Atalanta do t’i luajë ndeshjet e Ligës së Kampionëve, në San Siro sezonin e ardhshëm.

Pas kapitenit të Atalantës, Papu Gomez i cili nëpërmjet “Instagramit”, shprehu mirënjohjen e tij që do të luajnë në atë stadium.

Tani edhe presidenti, në një deklaratë i ka falënderuar të dyja klubet e Milanos, për këtë mundësi: “Unë dua të falënderoj, personalisht dhe në emër të Atalantës , Interin, Milanin dhe pronarët e tyre për këtë mundësi prestigjioze që na është dhënë. Të jesh në gjendje të garosh në kompeticionin më të rëndësishëm, në San Siro përfaqëson diçka historike për Atalantën. Në do ta shfrytëzojmë këtë mundësi që na është dhënë, në mënyrën më të mirë të mundshme. Dhe mbi të gjitha me respekt të madh për të dyja klubet dhe tifozët e tyre, që së bashku kanë shkruar historinë në këtë stadium.”, mbylli shkrimin e tij Perkasi.atalanta

Duhet përmendur se të dyja tifozeritë ishin kundër, që Atalanta të luante në stadiumin e tyre. Por vendimi, u mor nga drejtuesit e lartë të klubeve.

Related posts

“BAVAREZËT” MENDOJNË PËR TË ARDHMEN/ Bayern Munich nuk i rinovon kontratën dhe “flak” titullarin…

Delo.autor

KUKËSI-LAÇI/ Pas një asisti nga Musta, sulmuesi Shkuartaj nuk fal (VIDEO)

Delo.autor

Flamurtari – Laçi luhet në orën 16:00, në “Elbasan Arena”

Sadik.Autor

Leave a Comment