Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

TRANSFERIMI NË SERIE A/ 2 klube italiane kërkojnë mbrojtësin e Kombëtares…

Këtë verë Kastriot Dermaku u transferua nga Kozenca në radhët e Parmës në Serinë A për vlerën e 600 mijë eurove.

Por, duket se e ardhmja e mbrojtësit tonë të Kombëtares nuk është e sigurt në kategorinë më të lartë të futbollit italian, pasi klubi emilian po merr për të oferta të shumta nga Seria B.

Pas Peskarës, tashmë një tjetër klub i kësaj kategorie interesohet për shërbimet e 27-vjeçarit. Bëhet fjalë për siçilianët e Trapanit, të cilët sipas “Gazzeta di Parma” interesohen seriozisht për shërbimet e qendërmbrojtësit dhe gjithashtu theksohen marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy klubeve.

Por, për momentin bëhet e ditur se largimi i mbrojtësit është i bllokuar, pasi Parma më parë kërkon të gjejë një zëvendësues të lartësisë së duhur.

Related posts

BARCELONA-BAYERN MUNICH/ Messi-Lewandowski, duel pa mundësinë e fitimit të “Topit të Artë”

Delo.autor

Di Francesco: Fillim i ri për Romën, Cengiz mund të bëhet lider në fushë

Q.Autor

CHAMPIONS/ 8 gola në 10 ndeshje, vetëm 3 janë më të mirë se Icardi në histori

Delo.autor

Leave a Comment