Futboll Kategoria Superiore Sport

SKANDAL/ Sherr në fundin e ndeshjes Tirana-Teuta, familjarët e Frashërit përplasen me…

Në fundin e ndeshjes mes Tiranë dhe Teutës, në tribunën e “Selman Stërmasit” është regjistruar një incident.

Kur gjyqtari mbylli ndeshjen, në tribunë ka ndodhur një zënkë, ku familjarët e portierit Stivi Frashëri janë përplasur me njerëz kundërshtarë të Tiranës.

Një ngacmim i hedhur nga tribuna për portierin, duket se nuk është pritur mirë nga familjarët e korçarit që kanë reaguar menjëherë.

Është dashur ndërhyrja e të pranishmëve në tribunën e stadiumit, për të qetësuar gjithçka, në mënyrë që situata të mos agravonte më tej. Kujtojmë se në të kaluarën Frashëri ka qenë gjithashtu pjesë e Tiranës.

I tërbuar është shfaqur edhe drejtori i Tiranës, Tefik Osmani, teksa ishte Sulejman Starova ai që përpiqej të qetësonte korçarin e klubit bardheblu.

Related posts

VIDEO QË PO BËN XHIRON E RRJETIT/ Ja si përgjigjet Messi pasi pyetet për “hat trick”-un e 50

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Westbrook thyen rekordin historik që zgjaste prej 60 vitesh në NBA

Delo.autor

Messi bllokon blerjen e Griezmann, ky është sulmuesi që kërkon te Barça

Q.Autor

Leave a Comment