Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

TRIPLETË NË KUPË/ Latifi nuk ndalet në Moldavi (VIDEO)

Sherif Tiraspoli fitoi me shifrat 0-15, ndeshjen e kthimit në turin e 1/8-ave të Kupës në Moldavi, ekip ku aktivizohet edhe shqiptari Liridon Latifi.

Ishte pikërisht shqiptari që hapi serinë e golave, me realizimin në minutën e 5-të, ndërsa pas një “lumi” golash, ai shënoi sërish në minutën e 58-të, golin e dytë, i cili ishte dhe i nënti në total për ekipin e tij.

Më pas, fiks pas 20 minutash, Latifi shënoi edhe golin e 12-të për Sherifin, dhe plotësoi tripletën personale. Ndërkohë, takimi i parë ishte mbyllur me shifrat 12-0 në fushën e Sherifit, dhe në rezultat të përgjithshëm, ekipi i shqiptarit fitoi me shifrat 27-0.

 

Related posts

DORTMUNG GODET NË MERKATO/ Zyrtarizon afrimin e talentit 17-vjeçar anglez

Delo.autor

“DUA MË TË MIRËN PËR TË”/ Modric: Sergio Ramos? Rinovimi i kontratës është një problem që…

Delo.autor

DRAMATIKE/ Nga rrëzimi i aeroplanit te bombarimet serbe, si i shpëtoi 2 herë vdekjes futbollisti shqiptar

Delo.autor

Leave a Comment