Futboll Sport

U ARRESTUA DHE IU HOQ PATENTA/ Trezeguet ofendon policët: Jeni nje tufë…

David Trezeguet, u arrestua dhe i’u hoq patenta për shkak se drejtonte makinën në gjendje të dehur.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje, teksa po ngiste Jeep-in e tij.

Gjatë kontrollit, Trezeguet ka diskutuar gjatë me forcat e patrullës së qarkullimit rrugor.

Niveli i alkoolit në gjakun e francezit e kishte tejkaluar në mënyrë të frikshme limitin lejuar sipas ligjeve italiane me një rezultat prej 1.7 gram alkool për litër.

Mësohet se Trezeguet ka bërë rezistencë për të shmangur testimin e alkoolit, por në fund është detyruar t’u bindet urdhrave të policisë italiane.

Shtyrë nga alkooli i tepërt që kishte konsumuar, ish-futbollisti ka filluar të shajë policit duke iu thënë: “Jeni një tufë lypësish të mbaruar, nuk fitoni as 2000 euro në muaj“.

Së fundmi mësohet te Trezeguet ka lënë qelitë e paraburgimit, por për të marrë mbrapsht patentën do i duhet të presë me muaj.

Related posts

“NUK KISHIM FORCË PËR TË ECUR PËRPARA”/ Myrto Ozuni: Kur hyra në fushë ekipi ishte i demoralizuar, kjo ishte…

Delo.autor

FIRMA ÇËSHTJE ORËSH/ Mesi në fushë kundër CR7-ës

Delo.autor

NGA PURGATORI NË FERR/ Juve sheh makthe, dënimi dhe Empoli e nxj

F.autor

Leave a Comment